top of page
Search

4 fakte më pak të njohura për Nënë Terezën



Nënë Tereza lindi në gusht 1910, në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane, me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe.

Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.


4 fakte më pak të njohura në lidhje me jetën e saj.


1. Ajo është votuar si një nga 10 femrat më të admirueshme në botë, 18 herë në jetën e saj.

2. Ajo ishte vetëm 8 vjeçe kur babai i saj vdiq. Besohet se ai ishte helmuar nga armiqtë e tij politikë.

3. Tereza la familjen e saj në moshën 18 vjeçare për të mos u kthyer kurrë më.

4. Nënë Tereza u takua më Princeshën Diana në New York gjatë ditëve të saj të fundit. Rastësisht, të dyja vdiqën brenda një jave hapësire mes njëra tjetrës.

Comments


bottom of page