Nga Zade Kuqi
NUDO
Mbi organin e tij gjenital,
vura një trëndafil të paçelur,
ai mbylli sytë e tij, si shojzë deti
dhe mori frymë thellë,
duke lëvizur ngadalë... dorën
dhe gishtërinjtë mbi flokët e mi.
Gjethe fiku ranë mbi bar, u shpërndanë mbi gurë,
një erë e lehtë përkëdheli jelën e kadifenjtë
të perëndimit me retë ngjyrë qielli.
Dikush kërkoi të më pikturojë, ashtu nudo,
dhe pa kokë,
pa kokë është çdo gjë, përveç Zotit
që nuk e takuam kurrë
dhe idesë që rri në majë të bjeshkës e qeshet me ne.

Comments