top of page
Search

Vaje

Andon Zako Cajupi

Qe diten qe vdiqe, qe kur s’te kam pare Lotet qe kam derdhur, s’me jane dhe thare Shume vjete u bene sot u mbushen dhjete Qe kur me ke lene dhe s’te shoh ne jete!


Ne c’kopshte me lule ke qendruar valle? S’te vjen keq per mua?S’te vjen malle per djale ? O engjell I bukur mos meno ne bote Kthehu te te shome te na mbeten lote


S’rrojme dot pa tyne ti si rron pa neve? Motemot qe rrojtem bashke s’me urreve Atje tek rri jane qipariz’ e varre

Kthehu te te shome mos na ler perfare

Mos na ler te gjore me zemer te ngrire Kthehu te gezohesh kur te shoc tet bire E ke lene foshnje tani u be burre

S’arrite ta rritje s’te ka pare kurre

Per ty shume here coc do te me thote Por s’mund ti pergjigjem se me mbytin lote

Kthej koken menjane dhe veshtroj perpjete Duke psheretitur te zot’ I vertete

O zot I vertete s’te erdhi keq per djale

Kur i more memen dhe me le te gjalle Te me keshe marre do te qe me mire Dhe te rronte mema te rriste te bire Me se rrojne foshnjat ci rrit ciliminjte

Dashuri e memes dhe perkedhelite Doje drite o qiell more driten time dhe ma mbushe jeten plot me hidherime Tani rroj pa shprese ndaj s’dua te rroj Se dhe perendine tani s’e besoj.


Comments


bottom of page