nga Tony Fabijančić* - 16 shtator 2019
Një thënie e vjetër në politikë është se nëse arrini të merrni një pëlqim unanim, mund të bëni që dielli të lind në perëndim. Askund më shumë sesa në Ballkan kjo tingëllon e vertetë, veçanërisht gjatë negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian.
Politikanët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri dhe drejtuesit e Bashkimit Evropian që mbikëqyrin procesin nuk arrijnë të bien dakord si për kornizën e duhur kohore ashtu edhe për fizibilitetin thelbësor të projektit.
Kombet e Ballkanit Perëndimor duket se nuk do të mundin të kënaqin kërkesat e Unionit në një kohë të afërt, dhe as nuk do të gjejnë një ilaç për të gjitha problemet e tyre ekonomike, sociale dhe politike, siç tregon përvoja e Kroacisë.
Serbia duket më pranë kur bëhet fjalë për pranimin. Asaj iu dha statusi i kandidatit në Mars 2012 dhe filloi negociatat zyrtare dy vjet më vonë. Sidoqoftë, marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën do të problematizojnë hyrjen e saj në Union, dhe ndoshta do ta vonojnë atë përtej datës së synuar të shprehur kohët e fundit, 2025.
Ngjarje të paparashikuara mund të prishin procesin. Ka ndodhur edhe më parë. Politikani i moderuar serb i Kosovës Oliver Ivanoviç u qëllua për vdekje para zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut vitin e kaluar. Ai mori gjashtë plumba për të mos prekur një linjë më të fortë serbe (ai kishte shprehur mbështetje për një Kosovë të pavarur dhe kishte bërë deklarata që kundërshtonin krimin e organizuar).
BE nuk ka deshirë të merret me këto lloj incidentesh, për më tepër edhe nuk është në gjendje t’i kontrollojë ato.
Shembull i qëndrimit të BE për Ballkanin është deklarata e Johannes Hahn, komisioneri për zgjerimin, i cili tha se ishte e rëndësishme "të eksportojmë stabilitetitin në rajonin e Ballkanit dhe jo të importojmë paqëndrueshmërinë në Bashkimin Evropian"
…
Serbia është shembulli i vetëm i intrasigjencës në Ballkanin Perëndimor për pajtueshmërinë me kërkesat e BE apo me frymën e përgjithshme të Unionit për nje tolerancë etnike dhe racore.
Duhet të ketë elementë në makinerinë e BE që zhvillon bisedimet e pranimit, të cilet e dinë se asgjë nga kjo do të ndryshojnë kurrë. Dhe pyes veten nëse ka ankth brenda vetë Bashkimit Evropian, jo vetëm për kombet perëndimore të Ballkanit në fjalë, por edhe për vlerën dhe natyrën e ndryshimit si koncept.
Nëse ekziston një ankth në disa kombe të Ballkanit Perëndimor për njerëzit e tyre të etnive dhe besimeve të ndryshme të detyruara të bashkohen dhe të tolerojnë njëri-tjetrin, ka një ankth të ngjashëm edhe në Union në lidhje me qëndrimet "e ndryshme" ideologjike dhe politike, i cili do të shoqërojë në mënyrë të pashmangshme anëtarësimin e disa vendeve të Ballkanit.
Rusia dhe Kina
Ka edhe një problem tjetër. Sa më shumë vonohet integrimi i Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian, sa më të vështira bëhen rrugët që duhen përshkuar në këtë proces, aq më shumë hapet dera për Rusinë dhe Kinën për të fituar terren në rajon.
Korporata Rruga-Ura e Kinës është në proces të ndërtimit të rrugëve, urave dhe një parku industrial në Serbi, si dhe një autostradë nga Serbia në brigjet e Adriatikut të Malit të Zi.
Mali i Zi, mbase jo me mençuri, ka marrë hua nga Kina 809 milion euro (890 milion dollarë) për të ndërtuar 40 kilometrat e para. Këto para mbulojnë vetëm 85 përqind të seksionit të parë. Rezultati për Malin e Zi është borxhi në qiell, taksat më të larta, një ngrirje e pjesshme e pagave të sektorit publik dhe një borxh kombëtar që pritet të arrijë 80 përqind të PBB-së.
E megjithatë, edhe nëse Mali i Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit i bashkohen Unionit së afërmi, ata do të zbulojnë se një eksod i rinisë së tyre mund të pasojë, ashtu sic ndodhi në Kroaci. Një ikje e tillë e popullsisë vështirë se mund të quhet pozitive për të ardhmen e çdo vendi.
* Autori eshte Profesor i asociuar ne Universitetin Memorial ne Newfoundland.
Comments