top of page
Search

A duhet studjuar e folura Shqipe e Çamerisë ?

Nga Hajri Kasemi

A)Gjuha zyrtare Shqipe!

1) Kongresi i Manastirit,për mendimin tim,është ngjarja më e madhe për Kombin Shqiptar pasi vuri themelet e gjuhës Shqipe,si kushti kryesor për të na njohur edhe bota si Komb. Vendimi që ajo te shkruhet me gërma Latine,bëri shkeputjen e saj nga Lindja,që është fitorja e dytë historike e saj.


Jam i mendimit,që kjo ngjarje,duhet të jetë festë zyrtare kombëtare, në Shqipëri dhe Kosovë.

Kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972, duhet vlerësuar si një ngjarje e madhe,jo vetëm nga pjesmarrja,por edhe nga rezultatet që ajo arriti.

2) Për mbrojtjen dhe pasurimin e gjuhës zyrtare Shqipe,duhet ngritur një institucion i përbashkët,me përfaqësues nga Shqipëria,Mali iZi, Maqedonia,Çamëria,Arbëreshët,Arvanitasit dhe diaspora. Le të shërbejë kjo,si elementi i parëi bashkimit të kombit tonë,në një shtet të vetëm.

3) Të gjitha tekstet,si në shkollat publike,ashtu edhe private,të jenë në gjuhën zyrtare.

4) Komunikimi në të gjitha institucionet shtetërore,të jetë i detyrueshëm me ligj,në gjuhën zyrtare. Kujdes me të folurën në Parlament.

5)Të gjithë të punësuarit në institucionet shtetërore,sidomos deputetet,duhet të testohen për të parë se sa e njohin gjuhën Shqipe.

 

B)Po dialektet?

Kur u zhvillua kongresi i drejtshkrimit,nën flamurin Shqiptar,jetonin vetem tre milion shqipfoles,ndersa pjesa tjeter me miliona njerez,ishin jashte shtetit Shqiptar,te cilet nuk kishin asnje mundesi reale,te flisnin ne gjuhen e nënës,ndaj e quaj gabim heqjen dore ne menyre te prere nga studimi i dialekteve. Mendoj se,do ishte mire që:

B/1-Te planifikohen ore shtese neper shkolla per studimin e tyre dhe kjo me programe te krijuara nga insituti gjuhesise dhe miratuara nga Ministria e Aresimit.

B/2-Po e folura Shqipe e Çamerisë?

1- Shoqata Çameria,tek ata qe pranojne qe janë Çamë,te krijojë nepermjet nje kuote vjetore nje fond,per studimet mbi Çamerine,ku nje pjese e caktuar e tij,te perdoret per gjuhesine.

2- Te krijojë nje komision,i cili te miratoje botimin e studimeve dhe librave artistike,me temë Çamerinë.

3-Te punoje per botimin dhe shperndarjen e rregullt te gazetes "Çameria".

4- Per shtetin Shqiptar,nuk kam ndonjë mendim,pasi me gjithë dëshirën që mund të këtë të,në vendimet e tij për kete çeshtje,i duhet te marrë miratimin e shtetit Grek.

5- Puna në familje. Kjo është çështje ndërgjegje e gjithë secilit,por si në ç'do gjë,po s'dhe,nuk merr.

Keto që shkrova më sipër,janë mendime të një njeriu,që nuk është specialist i fushës,por me mendimet e ndryshme që do jepni edhe ju, si dhe nëse kemi fatin,që të lexohen nga ata,që kanë ndonjë gjë në dorë,të shpresojmë se diçka do bëhet.

Comments


bottom of page