top of page
Search

A duhet të betonojmë gjatë tërmeteve dhe pasgoditjeve?

Updated: Mar 29, 2023

Tanush Çaushi


Tashmë që një nga zonat më të nxehta sizmike në rajon është aktivizuar dhe njerëzit rendin pas aplikacionave për të ndjerë edhe klithmën më ë vogël të mikropllakave, të tjera detyra lindin për segmente të ndryshme të shoqërisë. Jeta vazhdon.

Kështu, inxhinierët, sipërmarrësit dhe ndërtuesit ndeshen me faktin nëse në kohën gjatë tërmetit, disa ditë para tërmetit dhe pas lëkundjeve sizmike duhet të betonojnë strukturat apo jo? Natyrisht që edhe tërmeti si gjithë fatkeqësitë natyrore të tjera, prodhon pasoja të shumëllojta dhe kosto të natyrave të ndryshme.


Po a duhet të betonojmë gjatë tërmetit, disa ditë para apo pas lëkundjeve, apo në pasgoditje?

Si fillim, po ju shpjegoj sa më thjeshtë për lexuesin: Betoni, në kuptimin më të thjeshtë është një material i përbërë nga mbushësi i trashë siç është granili, mbushësi i hollë që është rëra, materiali lidhës që në këtë rast është çimento dhe uji. Në kohën moderne janë shtuar edhe shtesat e ndryshme që përdoren.

Te gjithë këta komponentë formojnë një masë , e cila ka një ligjësi të ngurtësimit në funksion të kohës deri sa arrin klasën e kërkuar pas 28-ditesh. Betoni, si material që punon shumë mire në shtypje, bashkëvepron me hekurin i cili ka rezistencë të mire në tërheqje dhe kështu formohet struktura betonarme.

Sipas studimeve dhe eksperimenteve, betonimi në kohën gjatë tërmetit dhe në periudhën e afërt me të 2-3 ditë duhet konsideruar i rrezikshëm për strukturën.

Ajo që e bën një strukture betonarme të funksionojë dhe të punojë janë forcat rezistente të bashkëveprimit që lindin midis hekurit dhe betonit. Në rastin e një lëkundjeje sizmike, rreziku që këto forca të krijohen shumë të dobëta është shumë i lartë.

Nga ana tjetër, duke qenë se betoni nuk e ka formuar rezistencën e nevojshme për ti rezistuar ngerkesave, lëkundjet sizmike ndikojnë shumë negativisht duke e ulur rezistencën e betonit.

Tërmeti ndikon shumë keq edhe në prishjen e mikrostrukturës së brishtë të betonit dhe ka mundësi të krijojë dhe carje të brendshme.

Një problem tjetër që mund të shfaqet janë deformimet dhe sforcimet shtesë në beton.

Sipas një studimi të kryer në Taiwan (EFFECTS OF EARTHQUAKE EXCITATION ON THE STRENGTH PROPERTIES OF NEWLY POURED CONCRETE - Jen-Hui Su* and Tsong Yen**):

Nese betonimi ka ndodhur me larg se 3-dite nga termeti, atehere ai nuk ndikon ne rezistencen 28-ditore te betonit ne menyre domethenese.

Nese nga koha e betonimit deri ne Kohen e termetit eshte deri ne dy dite, ateherë kemi nje reduktim te klases se betonit deri 28%.


Po cilat jane masat apo provat që duhen të kemi parasysh kur jemi përballë këtij fakti:

Nga studimi tregohet se një trajtim i mirë i betonit në vazhdimësi arrin ta rikuperojë këtë humbje gati 50%. Trajtimi duhet të kryhet me material inovative siç janë rezinat epokside apo edhe materiale të tjera me rezistencë të lartë.

Duhet të kryeni teste dhe sondazhe të ndryshme me anë të marrjes së mostrave me karrotazh si dhe testime për të parë plasaritjet e mundshme në brendësi me ultratinguj.

Sidoqoftë sa të jetë e mundur duhet shmangur betonimi ne një periudhë të afërt 2-3 ditore nga lëkundja apo pasgoditja e konsidrueshme.

Comments


bottom of page