top of page
Search

A e besoni dot?...Asnje problem s'kanë shqiptaret...

Nga Pajtim Çaushi


A e besoni dot?...

Asnje problem s'kanë shqiptaret...

Lumturia u shperthen nga goja e syte...

Bolleku ka vershuar si lumi i Bistrices...

Edhe te duash te vdesesh sherbimi spitalor nuk te lë...

Administrata punon dite nate si akrepet e ores...

Edhe të duash t'u japesh pare i shtynë me sy e t'i rrembejne me duar...

S'ka korrupsion...

S'ka papunesi...

S'ka plage shoqerore...

Asgje s'ka, asgje!!...

Ka vetem nje gje qe na shqeteson te gjitheve...

Që na lë pa gjumë...

Që na lë pa ngrënë...

Që na nxeh kokën...

Që na hap gropën...

S'duam as të hamë as të pimë...

Vetëm sallatë, sallatë të grimë...

Naten pa gjume e gdhimë...

Pyesim ne, pyet gjithë media...

Hesht stomaku, kashtë mendja:

Pyet lepuri, pëllet bisha:

E bejme tek a çift me gishta,

kush fiton ndeshjen me dysha,

Lulzim Basha apoi Berisha?...

Rrimë pa gjumë...

Qajnë sytë bosh

se gerthasin dy kaposh...

Kurse i treti syrin mbylli

fërkon duart si Kaini...

Eh o Zot,

për këta kotë!...

Comments


bottom of page