Nga Afërdita Zaja
Dieta e përsosur e balancuar, Ferr apo jo mish?
Qysh kur jemi të vegjël ushqehemi me shumë dashuri nga prindërit tanë të cilët përherë kanë si qëllim që ne të jemi sa më të shëndetshëm, sa më inteligjentë dhe sa më të përsosur. Mirëpo a mjafton dituria e tyre ushqimore për t’ja arritur këtij qëllimi imagjinar edhe pse zemra e tyre është e sinqertë dhe shpatullat e tyre mbajnë vite të rënda përvoje.
Ata me shumë dashuri shpeshherë do të donin që të bëheshim edhe më të shëndetshëm se vetë ata. Në këtë shkrim do të udhëtojmë së bashku në kohë dhe pikërisht në kohët e arta para shumë mijëra e mijëravitesh për të fotografuar në mendjet tona të ashtuquajtura moderne, ushqimin e paragjyshërve tanë shqipëtarë të cilët me të vërtetë dhe cuditërisht hanin ushqim më perfekt se i yni sot.
Ushqimi i paraardhësve të prindërve tanë ishte shumë në harmoni me natyrën sepse ata thjesht i zotëronin dhe respektonin më mirë se ne ligjet dhe rregullat e nënës natyrë. Ndërsa sot mund të them me shumë siguri se ne jo vetëm që nuk zbatojmë por as që i njohim ligjet dhe operimet natyrës, për të qenë e sinqertë nuk dimë as 2 % të tyre. Rregullat natyrore kanë humbur në epokën jo të artë ku jetojmë prandaj sëmundjet, injoranca në errësirën e mendjeve tona dhe pasojat afatgjate negative na kanë pushtuar.
Sot në ushqimin tonë nuk ka kurrëfarë lidhje me 5 elementët kryesorë të natyrës që janë toka, uji, zjarri, ajri dhe qielli. Nuk njihet madje as se trupi ynë është i ndërtuar nga ndërkombinimi i përsosur i këtyre elementëve natyrorë.
Pavarësisht masterave apo edukimeve e gjasme niveleve të larta që ne kryejmë gjatë periudhës tonë rinore dhe energjike ky fakt i thjeshtë nuk na mësohet kurrë. Dhe e kam fjalën sigurisht për paragjyshërit tanë shqipëtar me trup, mendje dhe një shpirt të shëndetshëm që jetonin në kohët e lashta të arta dhe nuk ishin shpellarë të paditur që mezi siguronin bukën e gojës por kishin dituri supreme, paqësore dhe perfekte. Kjo kohë ishte kur e gjithë toka quhej Bharat, kur ligjet e natyrës apo të Universit apo të Multiversit ishin të ndricuara tek të gjithë njerëzit e atëhershëm.
Këta paragjyshër njihnin mirë trupin e tyre pra elementët e tyre natyrorë dhe hanin një ushqim ku si qëllim ishte arritja e një ushqimi sigurisht të shijshëm por edhe të balancuar përsa i përket balancës së 3 llojeve të energjive jetësore të cilat në shkencën e Ayrvedës (dija mbi jetën) sot quhen Vata (ajri + qielli, frymëmarrja), Pitta (ujë+zjarr, tretja) dhe Kapha (tokë+ujë, lëkura). Në një nga pohimet legjendare të gjigandit tre herë të madh Hermes Trismestigus tek tabula Smaragdina thuhet se ajo që është brënda është edhe jashtë. Në ditët e sotme elementët natyrorë që i kemi cdo ditë jashtë nuk janë fare të lidhur me elementët e trupit tonë apo me balancën e ushqimeve që ne fusim brenda në bark, pra në shumicën e rasteve do të thoja 90 % të tyre energjia e elementëve të jashtëm të natyrës është e kundërta e energjive të elementëve brenda trupit tonë. Pra pohimi i Hermesit nuk respektohet fare mes nesh, syri i tij shqiponjë do të zhgënjehej po të shikonte veprimet e shqipeve të tij të kohës së ashtuquajtur moderne. Në një nga seancat e meditimit lotusocean në Shqipëri dhe Norvegji Afërdita Zaja na mëson se kush është ushqim perfekt i balancuar dhe efektet pozitive të menjëhershme të tij.
Mjeshtri i diturisë së Vedave (indianëve të lashtë në kohën ku e gjithë toka quhej Bharat) dhe njëkohësisht krijuesi i LotusOcean kudo në botë Prashant TriVedi na mëson se një dietë ushqimore e pabalancuar, një trup fizik i paqendërzuar është shkaku rrënjësor i të gjitha sëmundjeve. Sipas tij brenda trupit tonë kemi dy kanale energjie, ana e majtë hënore (Ida nadi) dhe ana e djathtë diellore (Pingala nadi) të cilat duhet të barazohen apo balancohen nëpërmjet ushqimit. Edhe këtu Hermesi kishte kaq të drejtë, dielli dhe hëna që janë jashtë dhe balanca e energjive të tyre brenda nesh. Prashanti sqaron se orizi (pilafi) është ushqim hënor ndërsa drithëra, gruri është ushqim diellor. Balanca e tyre brenda trupit tonë është mjaft e rëndësishme. Këto ushqime bazë janë vegjetariane, sigurisht jo vegane. Po një shqiptar që qysh kur ka lindur është mësuar të ha mish dhe mendjes së tij tamasike, acide dhe me vetëdije mikroskopike mund edhe ti duket mosngrënia e mishit tepër qesharake por sigurisht pasi ai të mësojë se mishi i kafshës që ai ka ngrënë ka efekte karmike për shpirtin e tij pas vdekjes me siguri mund të fillojë t’a shikojë këtë veprim pak me më seriozitet dhe me një vetull më të ngritur. Kafshët në përgjithësi që hanë mishin e kafshëve të tjera jo vetëm që kanë dhëmbë më të mprehtë por kanë edhe një zorrë të brendshme të shkurtër, ndërsa zorra e njeriut është e gjatë dhe atij i duhet shumë kohë për t’a tretur mishin duke e bërë balancën e energjive mjaft të pamundur.
Kur njeriu ha mishin e kafshës mendja e tij lehtësisht mund të programohet nga gënjeshtrat e vendit ku jeton, beson cdo gjë/përrallë që i thuhet dhe inteligjenca e tij sa vjen e dobësohet. Një nga ligjet e natyrës thotë se biologjikisht trupi i njeriut nuk është i ndërtuar për të ngrënë mish por në kohët e tanishme ku mishi është lehtësisht e gjindshëm ne njerëzit nga padituria shkojmë kundra natyrës gjerësisht nga shumë drejtime sepse në fakt ngrënia e mishit na e bën lidhjen e domosdoshme me elementët e natyrës mjaft të vështirë, pothuajse të pamundur. Një nga ligjet e tjera të natyrës thotë se një kafshë që ka ndjenja nuk duhet ngrënë absolutisht. Kafsha në formën e copës së mishit që vjen e zbukuruar në pjatën tonë përpara se të therej ka përjetuar inat, zemërim, frikë, dhimbje, dhunë dhe në fund vdekje, gjëra të cilat ne nga padituria na kanë mësuar që quhet Proteinë pra dicka e shëndetshme. Proteina më e lartë dhe lehtësisht e tretshme merret nga thjerrëzat. Fatkeqësisht neve shqiptarëve na është programuar truri qysh të vegjël se mishi i vicit është i mirë për t’u ngrënë dhe se pirja e lëngut të kockave të tij të forcon, të shëron.
Nëse një paragjysh i yti shqipëtar i kohës së artë do të kishte mundësinë të të fliste, do të të thonte se ‘pirja e lëngut të kockave të vicit do të forcojë dhe ndricojë rrugën tënde të shpirtit për në ferr’. Në një nga tekstet e lashta të diturisë së Vedave që quhet Bhagavadgita, thuhet se: “Kur vret/ther një kafshë ti do të vritesh nga po ajo kafshë” dhe “Kur ha mishin e një kafshe, po ajo kafshë do të ketë një mundësi për të të ngrënë ty (në një lindje apo rimishërim tjetër tëndin në një cikël karmik)”. Fjala karma ne sanskritisht do të thotë veprim, kryerje por shqipja jonë e lashtë dhe me një rëndësi të dorës së parë e sqaron gjithashtu me fjalën Kryej, Krymje pra veprimi që ti kryen. Karma do të thotë që cdo gjë që bën do të të rikthehet dhe lidhur me mishin e vicit/lopës/kaut pagimi i vuajtjeve do të jetë i shumëfishuar sipas ligjit të natyrës. Sepse Lopa quhet si nëna tokë e cila na mban me qumësht gjithë jetën, ndërkohë nëna jonë biologjike na jep qumësht maksimumi 2 vitet e para të jetës ose në disa raste fare asgjë. Vrasja e Lopës (sidomos kur keqtrajtohet) quhet si vrasja e nënës dhe dëmshpërblimi do të jetë më i madh se veprimi. Vedat na mësojnë se një nga arsyet e luftrave është therja e njerëzve me njëri tjetrin në mënyrë që të balancohet energjia e therjes së lopëve/vicave ndër kohëra sepse natyra punon përherë me balancë. Vedat na mësojnë gjithashtu se Lopa, kur është gjallë kuptohet, ka të njëjtën energji elektromagnetike si Toka ku kullot dhe në fakt Lopa ka një lidhje të jashtëzakonshme me Tokën. Në shqip fjala ToKa ka si rrënjë themelore pjesën Ka që është Kau (angl. Cow), po ashtu edhe fjala shqip Terak (vici, kau) lidhet me fjalën Territor, kemi Toros si Demin etj, për më tepër shiko shkrimin e Afërdita Zaja ‘Etimollogjia e fjalës Toka’. Lidhja e Tokës me Lopën është mjaft e qartë edhe në shumë gjuhë të tjera të botës si egjiptiane ku kemi perëndinë e Tokës Ge-b (ba Kau), apo në gjuhën të ashtuquajtur greke ‘Gaia’ që është përsëri Kau (angl. Cow) pra perëndesha e Tokës etj. Sipas Vedave kur keqtrajton një Lopë/Vic/Ka apo han mishin e saj ti nga syri i natyrës nuk quhesh më banor i Tokës dhe nga padituria ti krijon një karmë mjaft të keqe ndaj vetes e cila nuk përjetohet në momentin kur ti e ha por pas një kohe (kur ti në fakt e ke harruar fare si veprim) dhe pasojat e ngrënies së mishit të saj do të vijnë dhe mbarten edhe pas vdekjes ku shpirti yt do të hidhet në Narak pra bota e ferreve (shiko videon tek kanali i Aferdita Zaja për më detaje) ku ty të jepet një mësim i mirë vuajtjesh që ti kurrë s’ke për të ngrënë mish lope/vici dhe më pas ndoshta do të lindësh në tokë për t’ja filluar përsëri nga e para.
Ky ishte një nga edukimet lidhur me rëndësinë e ushqimit që fusim në bark. Shumica do e vështrojë si fantazi por në fakt është një nga dituritë që gjithashtu Pellazgët apo Shqipëtarët e lashtë dhe të vërtetë gjithashtu zotëronin, pratikonin dhe shpirti i tyre ishte i qetë, i ndricuar dhe evoluonte tërë kohën në cdo jetë të tyre. Toka është nëna perëndëshë, mëmëdhe, ajo është ndërtuar nga Zoti që të mbajë trupin tonë dhe prodhojë ushqime të mira që ne jo vetëm të ekzistojmë por që të marrim dituri dhe shpirti ynë të evoluojë. Ngrënia e mishit sidomos të lopës/vicit vetëm na con poshtë drejt vuajtjeve, poshtë tek botët e vuajtjeve, poshtë Tokës.
Sipas vedave nuk ka karmë të keqe që nuk fshihet. Në cfarëdo moshe qoftë të vjetër mësimi i kësaj diturie dhe ndërgjegjësimi yt për lënien e mishit të lopës të kthen timonin e jetës drejt një rruge pa ferr, drejt rrugës së gjërave të mira. Nese merr vendim për lënien e mishit ti automatikisht djeg karmat e tua të këqija duke zhdukur dalëngadalë vuajtet si në këtë jetë ashtu edhe të jetëve që do të vijnë. Ne meditimin lotusocean ku Aferdita jep mësim praktik neve mësojmë diturinë e vedave, si të qendërojmë trupin, të folurën, dieta e balacuar dhe lidhja e duhur me elementët e natyrës. Kur realizohen këto në praktike trupi, mendja dhe shpirti yt evoluon/ngrihet dhe karmat e tua të këqija pastrohen automatikisht.
コメント