A u cmend koha e vershoi nje lum zemerimesh ne vitet e mia te jetes? A ndoshta e tille eshte vete jeta? Nje udhetim pa kthim qe mes hapesh mbart brenga e pendesa? Perpara njeriut hallet e mia jane te vogla, edhe pse ndonjehere e kam te pamundur ti shmang te gjithe ata qe me versulen me bresheri akuzash teksa qendroj ne rrethin tim te qetesise.
Perse valle me duhet te perballem me lajme te erreta, ku llogjika mjerane e njeriut luan shtazerisht me jeten. Sikur te ndalte cdokush e te mendonte se udhetojme vetem nje here e sadopak te benim mire, mbase natyra sdo tregohej kapricoze me ne.
Nje lum torturash, flake, semundje gati epidemi, luftra per teka pushtetaresh. Toka dridhet e me teper se ajo brenda nesh copetohet shpresa per te jetuar nje dite te qete.
A e ndjen dhe ti friken e koherave ku po jetojme? Kam besuar gjitmone se jeta eshte nje kornize e bukur nese ne te shtojme me duart tona ngjyra.
Me pasion dhe deshire per te bere gjera unike, per te ndertuar secili sipas mundesive vetjake, kam besuar se kur koha e realizimit te tablos te jete plotesuar, nuk do te kisha asnje pendese per cfare ngjyrash vendosa aty me duart e mia.
Por tanime me kane mbetur vetem ngjyrat, e ne kete erresire te pameshirshme nuk di me si e ku ti hedh. Tanime e di se nje tablo abstrakte e cuditshme kuturu do te jete deri ne fund. Ne fund, nese sadopak drite do te kete, e di se do te shikoj nje lemsh absurd, me shpresen se sdo te kem marr e hedhur ne pelhure vetem kolorin e zi.
I adhuroj ngjyrat ndonese ne kete erresire neper te cilen po i hedh, nuk e di cilen ngjyre po prek. E pavaresisht kohes neper te cilen po rend, do ta pranoj cdo fakt, cdo absurd, sepse une e di qe prej mundit cdo absurd e ka nje kuptim.
Comments