top of page
Search

Adriatik Lapaj: "Modeli i baltosjes tremb dhe të tjerët të angazhohen"

Tashmë protestuesit janë të vendosur që të vazhdojnë protestën e shoqërisë me të gjitha shtresat dhe përditë numri shtohet. Reagimi i portaleve dhe media e të blera përpiqet të përhapë tymnajë mbi drejtuesit e kësaj lëvizjeje me qëllim desinformimin e shoqërisë.

Aktivisti i shoqërisë civile, avokati Adriatik Lapaj pas përbaltjes që po i bëhet nga disa portale në shërbim të qeverisë reagoi në Facebook.


"E keni vënë re që sa herë ngrihemi e reagojmë fortë lukuni ligësie e vreri nis të derdhet nga drejtime të ndryshme?


Më keni parë të përgojoj njeri? Më keni parë të hedh baltë mbi njeri? Më keni parë qoftë dhe 1 herë të vetme të merrem me familjen e dikujt? A më keni parë ndonjëherë të sulmoj qoftë dhe një njeri që proteston diku? A keni dëgjuar nga unë të flas për dikë tej ligjit?


E vetmja gjë që më vjen keq është se modeli baltës tremb të tjerët të angazhohen. I step të luftojnë. I bën të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Kjo po që më trishton dhe fatkeqësisht kjo të keqes i funksionon...Mos i lejoni!


Unë në 17.00 do jem përballë Kryeministrisë."

Comments


bottom of page