Në spektaklin e përditshëm të politikës shqiptare, akuzat absurde nuk janë më lajm, por rutina e përditshme.
Së fundmi, deputeti Agron Shehaj ka zgjedhur të akuzojë publikisht avokatin Adriatik Lapaj, duke pretenduar se ky i fundit ka marrë 4.5 milionë lekë nga krimi për qëllime politike. Por si çdo akuzë e pabazuar, edhe kjo dështoi që në start, duke i kthyer një bumerang akuzuesit. Le të shqyrtojmë këtë situatë dhe të hedhim pak dritë mbi absurditetin e saj.
Bilanci që flet vetë – një borxh, jo një pagesë
Agron Shehaj e bazoi akuzën e tij mbi një dokument financiar të një kompanie private, e cila i ka borxh avokatit Lapaj 4.5 milionë lekë për shërbime të kryera. Ky është një fakt publik dhe lehtësisht i verifikueshëm. Mirëpo, për Shehajn, një borxh ligjor për shërbime avokatie interpretohet si një pagesë politike nga krimi. Nëse do ndiqnim këtë logjikë të çoroditur, çdo person që ka një borxh ndaj një profesionisti mund të cilësohet menjëherë si financues i aktiviteteve të paligjshme!
Borxhi si "pagesë politike" – Një shaka tragji-komike
Pretendimi i Shehajt se Lapaj ka marrë para për politikë, ndërkohë që kompania nuk e ka shlyer borxhin prej dy vitesh, është qesharak në vetvete. A është realiste të mendohet se një organizatë kriminale nuk di të përmbushë angazhimet e saj financiare? Apo se kriminelët kanë zgjedhur të bëjnë pagesat përmes borxheve të pashlyera? Një fabul që mund të përdorej në një komedi politike, jo në një diskutim serioz publik.

Profesioni i avokatit – Një koncept i panjohur për disa
Në përpjekjen e tij për të sulmuar Lapajn, Shehaj i ngatërron konceptet bazë të profesionit të avokatit. Çdo avokat, si përfaqësues ligjor, ka të drejtën të ofrojë shërbime për çdo palë, përfshirë kompani dhe individë që mund të kenë probleme ligjore. Ky është një parim thelbësor i sistemit të drejtësisë. Një avokat nuk është përgjegjës për veprimet e klientëve të tij, njësoj si një mjek nuk është përgjegjës për të kaluarën e pacientëve që trajton.

Manipulimi i informacionit – Hetimet që nuk ekzistojnë
Një tjetër gënjeshtër që zoti Shehaj i ka servirur publikut është pretendimi se kompania e cituar është nën hetim nga SPAK. Faktet e tregojnë të kundërtën: kompania nuk është sekuestruar, ndërsa administratori i saj është nën hetim për çështje që nuk kanë asnjë lidhje me Adriatik Lapajn. Ky është një shembull i pastër manipulimi të opinionit publik, përmes mashtrimeve që synojnë dëmtimin e imazhit të një individi.
Profesioni dhe morali i të përfaqësuarit
Shpesh, në këtë vend, konceptet ngatërrohen qëllimisht për qëllime politike. Të sulmosh një avokat pse përfaqëson një kompani që është nën hetim, është njësoj si të sulmosh një kirurg pse i ka bërë një ndërhyrje një personi me precedentë penalë. Profesionet që lidhen me drejtësinë dhe shëndetin nuk bëjnë dallime të tilla. Por për disa politikanë, këto parime duket se janë të huaja.
Transparenca si "krim" në Shqipëri
Lapaj ka deklaruar të ardhurat e tij në mënyrë të ligjshme, përmes kontratave dhe faturave të rregullta. Kjo duhet të jetë një dëshmi e ndershmërisë dhe profesionalizmit. Por për Agron Shehajn, ky fakt është problematik, ndoshta sepse nuk i përshtatet mënyrës së tij të të menduarit për financat dhe kontratat.
Nderi që i bëri Lapajt vetë Agroni
Me akuzat e pabaza, Agron Shehaj pa dashje ka bërë një nder të madh Lapajt. Ai e ka ndihmuar atë të shfaqë edhe më shumë transparencën e veprimtarisë së tij profesionale dhe të vërtetojë se nuk ka asgjë për të fshehur. Për më tepër, kalimi nga teoritë konspirative për "financime nga Sorosi" në akuza për borxhe të pashlyera, vetëm sa e bën më të dukshme mungesën e argumenteve të Shehajt.

Gjykata do të flasë
Në fund të kësaj historie të turpshme, e vetmja rrugë mbetet ajo ligjore. Lapaj ka paralajmëruar një padi për shpifje, dhe gjykata do të jetë vendi ku do të ndahen faktet nga trillimet. Kjo është një betejë që Shehaj nuk
Comments