top of page
Search

Afërdita Zaja: A e do njeriu me të vërtetë shpirtin e tij?

Afërdita Zaja ka qenë nxënësja e gjeniut shqiptar, profesorit të nderuar Petro Zheji.

Mund të themi me plot siguri se vepra e saj në bashkëpunim me profesorin që quhet ‘Vizioni Mistik i Universit dhe Norvegjishtja’ është vazhdimësi e librave të Petro Zhejit, lartësuesit më të denjë jo vetëm të gjuhës shqipe por edhe diturisë dhe shkencave multidimensionale.


Siç mund t’a dëgjoni edhe në video Afërdita flet për zgjerimin e diturisë së saj nga eksperienca e kuptimit të thellë të zbulimit gjigand të profesorit që quhet ‘Algoritmi Simbolik’ i cili sipas përkufizimit është artikulimi logjik i mendimit mistik apo mitik.

Sepse aty gjenden bazat e sferave të ndryshme të diturive botërore si kozmollogjia, mitollogjia, kozmogonia, matematika, gjuhësia, etimollogjia, shkencat okulte, dituria e vedave, fizika klasike apo kuantike e shumë të tjera.


Afërdita Zaja

Afërdita fatmirësisht u takua me mjeshtrin më të madh të vedave, muzikantin, shkrimtarin dhe astrologun e shquar Prashant TriVedi. Dituria e të cilit e magjepsi pasi në librin e tij që quhet në anglisht ‘P’s Gita’ ai sqaron hollësisht dhe mjaft bukur po të njëjtat zbulime që Petro Zheji kishte zbuluar kryesisht nga çkodimi i gjuhës shqipe dhe gjuhës së simboleve të Algoritmit të tij Simbolik sidomos atë të kodit E. Në nëntor të vitit 2019 u arrit të botohej në Tiranë në gjuhën shqipe libri i Prashant TriVedit i shqipëruar dhe titulluar në shqip me emrin “Eposi P.T” nga Afërdita Zaja, sepse sipas saj libri përfshin diturinë e vedave, disa rrenjë të thella të sanskritishtes, legjenda, këngë epike, mitollogjike, praktika e mirëqenies së trupit, mendjes, vëmendjes, vetëdijes dhe shpirtit. S’kishte si të mos ishte ndryshe, ky libër do të vi në shumë gjuhë të botës por në shqip ajo erdhi e para. Afiniteti mes shqipes dhe sankritishtes apo diturisë së indianëve të lashtë është vërtetuar tek vepra e mirënjohur e Petro Zhejit *Shqipja dhe Sanskritishtja*.


Në këtë intervistë me Imri Trena tek Radio Zëri Arbërit, Afërdita sqaron rëndësinë që ‘Eposi P.T’ ka sepse ai përmban parime të pastra apo ligje të multiversit/natyrës të cilat po të përsëriten me zërin e lexuesit për nga qendra e gojës, lexuesi automatikisht do të përmirësohet nga çfarëdo gjendje në të cilën ndodhet, sigurisht e kombinuar me një posturë të duhur të trupit. Përdorimi i zërit është një nga veprimet më të rëndësishme që dikush kryen, pasi kemi në shqip aforizmën e Petro Zhejit *Zëri Zuri apo Zani Zuni apo Fjala Filloi*, gjithashtu në anglisht word (fjala) dhe world (botë), në bibël kemi *fjala qe e para dhe fjala qe perëndia’ etj.


Çfarë është *Pika* nga e cila u krijua bota apo atë që shkencëtarët e quajnë ‘big bang’, si lindi harku i spirales së shenjtë, çfarë na tregon simbolika e numrit dy, shqipja dynja dhe ç’tregon simboli i numrit 3 (lidhja me shq. tëra, tërësi), simboli Aeioum i reveluar për herë të parë nga Prashanti, si u krijua gjithçka nëpërmjet përsosjes apo lidhjes së shenjtë mashkullore (Shiv) dhe femërore (Shakti). Si emri që ne na vendosim kur lindim ka lidhje harmonike me jetën që kushdo ka.


Çfarë është qëllimi i jetës dhe lidhja e saj me evoluimin, çfarë do të thotë ndershmëri dhe si lidhet termi i çmendurisë me kohën ku jetojmë. Si fatin tonë ne e kemi në dorë vet, ai nuk është aspak i shkruar por varet nga veprimet që ne bëjmë. Nëse ne nuk kryejmë veprimet e duhura sidomos me trupin tonë, atëherë planetët do të vendosin fatin dhe ne nuk do t’a kemi më në dorë. Prandaj dituria e trupit fizik dhe kontrolli i trupit nga vetëdija, pra jo mendja, është një nga pikat kyçe që të shpie drejt jodhimbjes, jo torturës, jo sëmundjeve, lumturisë dhe evoluimit. Nëse mendja kontrollon trupin atëherë jemi të prirur për të shkuar drejt ferrit, dhimbjes, torturës dhe vuajtjeve si në këtë jetë ashtu edhe në atë që do të kemi më pas sepse ne jemi qenie (njeri me shpirt) që do të vazhdojmë të ekzistojmë gjithësesi në univers. Mosekzistenca është iluzion. Të lashtët shqiptarë i vinin më rëndësi veprimeve që bënin sepse i njihnin më mirë pasojat që ligjet e multiversit sillnin duke siguruar një të ardhme të mirë si për këtë jetë ashtu edhe në atë jetë që shpirti vazhdonte të përjetonte, kjo dituri në kohën ku jetojmë ka humbur fatkeqësisht dhe e gjithë rrëmuja.


Mendja e njeriut lidhet simbolikisht me hënën e cila lëviz shpejt në qiell. Në ditët e sotme mendja çmohet më tepër sepse vëmendja apo vetëdija e njeriut flen gjumë. Trupi nuk duhet të kontrollohet nga mendja por nga vetëdija/vëmendja. Shqipja e thotë bukur se vëmendja është diçka më superiore që e vë mendjen në rrugë të drejtë dhe bën që inteligjenca të zgjohet nga gjumi dhe të fillojë të punojë.

Çdo njeri përbëhet nga 5 elementët e natyrës që janë toka, uji, zjarri, ajri dhe qielli dhe nëse respektojmë apo lavdërojmë në mënyrë përulëse natyrën që kemi përreth (pra detin, lumenjtë, pemët, tokën, erën, diellin etj) ne automatikisht lidhemi me natyrën. Pasi lidhesh me të, vet natyra të jep dhuratën e llogjikës, të bën më të zgjuar, dhe fillon vetëdija (pra vëmendja dhe jo mendja) të aktivizohet dhe ti fillon të marrësh vendime më të zgjuara në jetë, gjë që sjell edhe pasoja të mira. Prashanti thotë në librin e tij se shpirti ngjitet në mbretëritë më të larta vetëm pasi trupi arrinë të pastrojë këta elementë në trupin e tij.

Ndershmëria lidhet me të pranuarit të qenurit i sinqertë për gjendjen tonë ekzistuese, për atë që kemi manifestuar në jetën tonë. Pa injoruar egoizmin brenda nesh, pa i treguar universit se unë nuk jam mirë dhe dëshiroj të përparoj më tej, as universi nuk do të të revelojë sekretet e tij. Prashant TriVedi na mëson se Ai që ka dituri dhe e di që ka dituri, është i mençur – ndiqe atë.


Çfarë nënkupton termi ‘babanac’ ata që nuk duan të kenë dituri, që nuk besojnë tek evoluimi që mendojnë se i dinë të gjitha. Prashanti përmend gjithashtu termin ‘gjengjarpërues’ që përfshin të gjithë ata që i pëlqen të zvarriten drejt ferrit dhe dhimbjes dhe nuk besojnë që ka ekzistenca më të mira apo më të larta dhe kurrë nuk do të bëhen shqiponja të lira.

Dashuria lidhet me evoluimin, dashuri supreme është kur ti dashuron një qenie/njeri më interesant, më të evoluar sesa ty sepse vetëm ajo zgjat përgjithmonë. Prandaj sipas Prashantit fjala ‘love’ (dashuri) dhe evolve (evo-love pra evoluoj) lidhen me njëra tjetrën.

I dituri apo i ndriçuari i vërtetë është ai që ka dituri të plotë sesi të jetojë një jetë dhe një vdekje të suksesshme.

Përkufizimi i çmendurisë sipas Prashant Trivedit është ai i njerëzve që pëlqejnë/pranojnë dhimbjen dhe gjendjen e keqe ku janë dhe mohojnë të dalin prej saj dhe e dijnë në grup se do të shkojnë drejt ferrit dhe nuk marrin asnjë masë për të ndryshuar apo dalë nga ferri që vetë ata kanë krijuar. Ndonjëherë universi hap zemrën e tij duke dhuruar dituri daljesh nga ferri apo nga gjendja ekzistuese e keqe ku ndodhemi, por çështja është a duan me të vërtetë njerëzit të dalin prej saj. Dashuria e njeriut për shpirtin e vet duket tek pasoja e veprave të tij të cilat natyra i përgjon. Ah natyrë, nuk është e sigurtë që njerëzit e duan me të vërtetë shpirtin e tyre.


Për ata që dëshirojnë të dinë më shumë dëgjoni intervistën në shqip të Afërdita Zaja tek


Radio Zëri Arbërit në Norvegji:

https://www.youtube.com/watch?v=o4M88d8RG10&t=7529s


Apo intervistën në anglisht:

https://www.youtube.com/watch?v=nHLIWKAiH_M&t=9s



Comments


bottom of page