top of page
Search

Afërdita Zaja: Epigjeneza, ADN-ja dhe fjalët tona.

" kur shprehim me zë fjalë të shenjta ne mund të aktivizojmë kodet në ADN-në apo gjenet tona. Por çfarë lloj fjalësh të shenjta, saktësisht?

Gjenet e trashëguara në të vërtetë nuk janë fati ynë përfundimtar. Dituria për të aktivizuar kodet në ADN-në tonë gjendet brenda diturisë së vedave e cila ishte e njëjtë me atë të shqiptarëve të lashtë apo siç i quajme ndryshe edhe Pellazgo Ilirët e lashtë. Por kjo dituri është gjithashtu e koduar brenda gjuhës shqipe e cila shqyen çdo vështirësi. "


Kohët e fundit disa studime e kanë përqendruar vëmendjen tek epigjenetika, e cila është studimi i mekanizmave biologjikë që aktivizojnë dhe ç’aktivizojnë gjenet.

Epigjenetika i referohet të gjitha ndryshimeve të informacionit gjenetik të trashëgueshëm edhe pse sekuencat e ADN-së mbeten të njëjta.


Vetëm 10% e ADN-së është e përdorshme për ndërtimin e proteinave, pjesa tjetër 90% e saj është konsideruar si mbeturinë (engl. junk DNA).

Studjuesit rusë iu bashkuan gjuhëtarëve dhe gjenetikës në një projekt të përbashkët për të shqyrtuar ato 90% të ADN-së "mbeturinë". Sipas tyre, kodi gjenetik i 90 përqindëshit, në dukje i padobishëm, ndjek të njëjtat rregulla si të gjitha gjuhët tona njerëzore. Pra, gjuhët njerëzore nuk u shfaqën rastësisht, por janë një pasqyrim i ADN-së tonë të trashëguar.



Biofizikanti dhe biologu rus Pjotr Garjajev bashkë me kolegët e tij studiuan gjithashtu ndikimet në ADN të valëve të zërit. Ata zbuluan se: Substanca e gjallë e ADN-së gjithmonë do të reagojë ndaj valëve të gjuhës apo vibracioneve të zërit nëse përdoren frekuencat e duhura. Êshtë tërësisht normale dhe e natyrshme që ADN-ja jonë të reagojë ndaj gjuhëve që përdorim. Tashmë është vërtetuar se trupi ynë është i programueshëm nga gjuha, fjalët dhe mendimet.

Po sikur Teoria e Evolucionit të Darvinit ashtu siç shumica prej nesh e ka mësuar në shkollë, në aspekte thelbësore të mos jetë plotësisht e saktë? Fritz Albert Popp, një biofizikant gjerman zbuloi se biofotonet, të cilat janë një fushë e dobët drite, mund të përfaqësojnë një larmi frekuencash të cilat burojnë dhe janë të përqendruara në ADN dhe ADN-ja ka aftësi të krijojë fotone në një gjendje koherente! Koherenca kuantike realizohet atëherë kur grimcat krijojnë valë të vijueshme të ndërlidhura me fusha elektromagnetike dhe të sinkronizuara duke rrjedhur me të njëjtin drejtim dhe shpejtësi. Kështu që ne mund të përdorim dritën koherente për të komunikuar me ADN-në tonë.


Le të kthehemi në kohën kur dituria e vedave ishte e përhapur në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. A kishin ata ndonjë mendim lidhur me ADN-në në trupin tonë dhe a mund të ndryshohej ajo pozitivisht? Përgjigja është dhënë nga një mjeshtër i vërtetë i vedave, Prashant Trivedi, i quajtur si Avatari PT! Ai thotë se shpirti yt është niveli yt i koherencës së brendshme. Ai e përkufizon Hyjninë si fraktalitet të përsosur të plotë, si Degëzim i larmishën i bazuar në raportin e artë phi dhe si koherencë perfekte! PT thotë se kushdo mund të rrisë nivelin e tij të koherencës së brendshme nëpërmjet bërjes së veprimeve të duhura.


Fizikantja Theresa Bullard thotë se ADN-ja jonë reagon ndaj fjalëve që ne flasim, çdo fjalë që themi përshkon të gjitha nivelet e sistemit të ADN-së. Kjo është arsyeja përse artikulimi i fjalëve është shumë i rëndësishëm, kjo është arsyeja pse fjalët ndikojnë fuqishëm tek ne, kjo është arsyeja pse me fjalë mund të lëndohemi ose të gëzohemi. Shprehja e urtë, Fjala është më e rëndë se guri është një nga dëshmitë e Shqipes. Ne mund të ndikojmë tek ADN-ja jonë përmes fjalëve dhe veprimeve tona. Nëse ne i japim informacionin e duhur ADN-së në trupin tonë, ai mesazh do të transmetohet tek pjesa tjetër e ADN-së tonë me shpejtësinë e dritës. ADN-ja mund të ndikohet dhe riprogramohet me anë të fjalëve, frekuencave dhe tingujve të duhur, ose nga frekuencat harmonike të raportit të artë phi. Segmenti jo-kodues i ADN-së reagon ndaj frekuencës së duhur të dritës, gjuhës apo fjalëve dhe kjo është aftësia që kemi për të komunikuar me ADN-në tonë dhe për t’a zgjuar atë! Por si mund t’a zgjojmë potencialin e saj? Si mund t’a ndezim shkëndijën për të aktivizuar kodet në ADN-në apo gjenet tona, si t’a gjejmë gjendjen koherente? Si mund t'ë aktivizojmë hapjen apo fikjen e kodit gjenetik? Shkencëtarët në mënyrë të dëshpëruar janë në kërkim të kësaj gjendjeje të famshme të koherencës!



Gjenet e trashëguara në të vërtetë nuk janë fati ynë përfundimtar. Dituria për të aktivizuar kodet në ADN-në tonë gjendet brenda diturisë së vedave e cila ishte e njëjtë me atë të shqiptarëve të lashtë apo siç i quajme ndryshe edhe Pellazgo Ilirët e lashtë. Por kjo dituri është gjithashtu e koduar brenda gjuhës shqipe e cila shqyen çdo vështirësi.

Theresa thotë se kur shprehim me zë fjalë të shenjta ne mund të aktivizojmë kodet në ADN-në apo gjenet tona. Por çfarë lloj fjalësh të shenjta, saktësisht?


Mjeshtri i vedave, Prashant Trivedi shpjegon të vërtetën me një qartësi prej kristali. Ai thotë që ADN-ja jonë tringëllon ose reagon pozitivisht vetëm atëherë kur ne nga qendra e gojës themi me zë Parime të Pastra ose kur Lavdërojmë qeniet më të larta dhe Zotin apo Hyjninë. Pikërisht kur lavdërojmë si për shembull kur themi: oh Zot ti je vetë mirësia, bukuria, paqja, e vërteta, absoluti etj! Dhe jo kur lutemi si për shembull oh Zot sot kam nevojë për këtë apo atë, siç jemi mësuar zakonisht! Për të lavdëruar siç duhet nevojitet të dijmë cilësitë e më të lartit dhe Zotit të cilat janë me bollëk, kështu që kur ne artikulojmë këto cilësi me zë sipas perceptimit tonë dhe i përsërisim ato në gjuhën tonë mëmë, ajo konsiderohet një mantra e vërtetë.

Ne njerëzit e sotëm jemi mësuar të lavdërojmë të pasurit që janë duke degraduar ose njerëzit e famshëm që kanë probleme të mëdha. Kur lavdëron qeniet e ulta ti ulesh. Kur lavdëron qeniet më të larta apo hyjnore apo vetë Zotin, ti ngrihesh dhe evoluon. A thua vallë, vetëm imamët apo priftërinjtë paskan të drejtë të evoluojnë, po ne të tjerët?


Parimet e pastra janë parime të natyrës dhe multiversit të cilat janë dhe do të jenë gjithmonë të vërteta, ato kurrë nuk do të ndryshojnë. Ligjet e multiversit nuk kanë fare të bëjnë me ligjet e sotme të krijuara nga njerëzit. Ligjet e pastra multiversale mund të gjenden brenda diturisë së vedave të cilat janë të reveluara në librin e Prashant Trivedit me titullin: Eposi i P.T, Shkrimet e të Tashmes! Disa nga këto parime pa kohë janë: ‘Çdo veprim ka një pasojë’, ‘Nëse nuk respekton natyrën do të humbësh llogjikën tënde’, ‘Asnjë qenie nuk mund të zotërojë një qenie tjetër, ‘Trupi që ke është pronësia jote e vetme’ etj.

Prashant Trivedi përmend gjithashtu rëndësinë e Përkuljes dhe e mbajtjes së qëndrimit të duhur të trupit. Në librin e tij dhe në shumë nga videot e tij ai flet për ligjin e LPSh-së, pra Lavdërimi, Përkulja dhe Shërbimi ndaj më të Lartit dhe Hyjnisë.


Veprimi i duhur dhe më korrekti është praktikimi i LPSh-së ndaj më të Lartit dhe Hyjnisë, gjë e cila është e realizueshme për këdo, nuk kërkon ndonjë aftësi ose dituri të veçantë, thjesht një dëshirë për të evoluar e për t’u ngritur më lart nga gjendja ku ndodhesh. LPSh-ja është përgjigjja e vërtetë për shkencëtarët tanë mbi arritjen e gjendjes së duhur koherente. Vetëm LPSh-ja mund t’a programojë ADN-në tonë drejt një gjendje më të mirë dhe të evoluar. Dituria e vërtetë është diçka që ti e vë direkt në praktikë për t’i bërë mirë vetes dhe për të rritur koherencën tënde të brendshme, përndryshe është vetëm informacion i padobishëm. Ti vetë je krijuesi i fatit tënd përmes veprimeve të tua.


Për më tepër shiko videon në youtube:

Comments


bottom of page