-“KEMI BAJRAM EDHE PASHKË/ PO SHQIPËRINË E KEMI BASHKË...”-
Finiq: Në kuadër të muajit të letërsisë dhe arteve, bashkia minoritare e Finiqit dhe shkolla nëntëvjeçare në Finiq, nën kujdesin e mësueses Rajmonda Rizallaraj, ka organizuar një takim recital.
Kanë marrë pjesë edhe kryebashkiaku Kristaq Kiço icili ka respektuar ceremoninë duke përshëndetur në gjuhën shqipe, po sikundër e ftuar ka qenë edhe shkolla e Vergoit. Janë mesazhe domethënse këto, si të përshëndetjes , ashtu dhe të pjesëmarrjes.
Shkolla e Finiqit është 99% ortodokse, ndërsa e Vergoit 99% muslimane. Pra atë që politika përçan e bashkon arti, e bashkojnë popujt që marrin e japin me njëri-tjetrin dhe shpesh i bashkon i njëjti fat në momente historike.Poezia buron nga shpirti, ushqen dhe bashkon shpirtin, jep dhe merre mes kombeve me të vetmen gjuhë të përbashkët që vetëm pezia di të përdorë duke mos njohur gjeografi nacionaliste. Por poezia njeh vetëm ndjenjën, këngën e brëndshme që buron e kristaltë nga zemra e popujve dhe bashkon fatin e popujve dhe të njerëzve të çdo kombi. Poezia është alfabeti i dashurisë, ndaj nuk ndalet në misjonin e saj.
Dhe kjo ka ndodhur dhe në aktivitetin e shkollës 9-vjeçare të Finiqit, ku gëzimit të tyre i janë
bashkangjitur edhe bashkëmoshatarët e tyre të shkollës së Vergoit. Poezia ka bashkuar sëbashku minoritarë dhe shqiptarë duke dhënë mesazhe se kur shpirti është bashkë edhe njerzit janë bashkë. Ky aktivitet është çuar e ka dalë mbi aluçinacionet politike dhe religjionare, prezente në realitetin e sotëm, por mbi të gjitha ka treguar se jemi një, nuk na ndanë asgjë. Ky mesazh buronte nga sytë e tyre si kristal i pastër, si lotë gëzimi dhe pafajësie jete dhe shpresë për të nesërmen duke shkatërruar barrierat që ngre poelitika dhe pushtetet për interesa të caktuara përçarëse mes popujve. Por mbi këto ngrihet me forcë poezia, piktura , kënga, pra Arti. Është promovuar poezia e nxënësve, tashmë e botuar në 6 numra antoloogjie me kontributin e mësueses Rajmonda si dhe shtëpisë botuese “ MILOSAO”. Një koncert nga të dyja shkollat pa ngjyrime , por me noktrunte vëllazërie.
U shpërndanë çertifikata , ku gazetës “Telegraf” i ra pjesa të jepte çertifikatën e Lexuesit më të mirë Erika Dervishi, kjo e përzgjedhur nga mësuese Rajmonda dhe çertifikata u dha nga gazetari Agron Mema. Gjithashtu çertifikata vlerësuese u dhanë nga përfaqësuesi i zyrës arsimore Delvinë Pëllumb Qerimi, kryebashkiaku Kristaq Kiço dhe personalitete pjesëmarrëse në aktivitet për nxënësit Brisilda Gjoka, si koreografja më e mirë Sofia Naçi dhe peneli më i mirë Merjeme Bega, ndërsa çmimi i penës së vitit i është dhënë Rafiza Tahiraj. Pra çmime e vlerësime nga të gjintha zhanret e artit. Grigor Naçi, drejtori i shkollës Finiq ka qenë tepër modest në këtë aktivitet , ashtu si dhe në hershmëri.
Mësuesja Rajmonda Rizallaraj tha për gazetën”Telegraf” se : “ Jam rritur në një vënd që libri qe gjithshka, qe vlera dhe gjëja e çmuar. Por sot, duke parë nga këndvështrimi i një mësueseje kur adoleshentët e përkohëshëm janë shumë të prirur ndaj kotësive dhe ndaj librit, dhe për këtë përjetojnë konfuzion, kam mundësuar një ballafaqim me përvojën dhe traditën, duke i parë me justifikim sjelljet e tyre si prirje të përkohshme apo të stimuluara. Arti dhe kultura ju heq së paku prirjet që kjo moshë ka më shumë të intersuara, sidomos ndaj ndryshimeve biologjike dhe fiziologjike që pësojnë në trupin e tyre për shkak të moshës, kur ndërkohë nuk kanë asnjë përvojë po thjeshtë nga pamoret internete si dhe nga gjëra të tjera të rëndomta që kjo moshë bëhet lakmusë dhe përthith anët më negative. Po ka shumë faktorë që sjellin vështirësi në edukimin e kësaj moshe, sidomos në fshat, ndaj jam aktivizuar tek kultura që këta adoleshentë të dinë me se të merren e nesër mos të ndihen fajtor. Për këtë u bëj thirrje edhe kolegve që punojnë me këto mosha të kenë një strategji në psikologjinë e zbatuar të mësimdhënies. Ky aktivitet dhe të tjera do të kenë si moto parimet bazë të kushtëzimit që rezultatet të jenë efikase, sepse nxënësi i përket atributeve të gjera dhe stabël, ndaj duhet të zgjosh tek ta motivin dhe stilin kognitiv. Të sigurojmë sa më shumë siguri tek brezi i të arthmes sonë”
Comments