Ajet Madan Purrizo, një talent i muzikës për vendlindjen dhe i krahinës së Konispolit
Ajet Purrizua, pasi mbaroi shkollën tetëvjeçare në fshatit e tij të lindjes në Vërvë, me mesatare 9.9, vazhdoi shkollën e mesme për frutikulturë, 4 -vjet në Ksamil dhe e përfundoi me mesataren 9.8.

Për vazhdimin e shkollës së lartë, as që bëhej fjalë, pasi për partinë në pushtet të asaj kohe, i gjithë fisi Purrizo e kishte rrugën të prerë, pasi ishin nipër e mbesa të Jonuz Purrizos.
Gjatë viteve të studimit në Ksamil, Ajeti shkonte rregullisht në Shtëpinë e Kulturës në Sarandë dhe mësonte muzikë me profesorin Namik Xhaferin.
Ai ishte i dashuruar me trashëgiminë kulturore të Krahinës e në veçanti me foklorin e Krahinës së Çamërisë.
Më vonë u kualifikua për 3-vjet, për muzikë, bibliotekë në Qëndrën kulturore të kulturës në Tiranë.

Ajeti ka punuar për shumë vite punonjës në qëndrat e kulturës me fizarmonikë, si dhe mësues muzike në zonën e Konispolit. Ai ka patur bashkëpunim me personalitete të kulturës së Konispolit, me Ylvi Selmanin dhe legjendën e valles çame-Taip Madanin, me të cilin ishin miq të ngushtë. Të gjithë këta specialist punojën shumë për prurjet e reja për Festivalet Foklorike Kombëtare që zhvilloheshin në Gjirokastër.
Ai ka organizuar koncerte, festivale dhe aktivitete të ndryshme mbresëlënëse.
Në Festivalin Foklorik Kombëtar në Berat, në nëntor të vitit 1995, ai ishte drejtues i orkestrë së Konispolit, duke vënë në skenë pjesë të reja burimore të krahinës.

Ajeti prezantoi për herë të pare në Berat këngën për trimëreshën me origjinë shqiptare “Laskarina Bubulina” . Në skenën e festivalit në Berat, Ajeti prezantoi për herë të parë vallen e kënduar “Oj Çame syzeza çame”, e cila u prezantua: teksti dhe muzika Ajet Purrizo, koreografia-Taip Madani.
Kjo valle e këduar, më vonë u bë dhe videoklip.
Kënga tjetër e tij ishte “Lule je lule ta thonë”.
Për vallen “Oj Çame syzeza çame”, që u bë Hit muzike dhe që e tillë do ngelet në shekuj, shkruan në atë kohë artikuj te Gazeta “Drita” ku cilësohej vlera e madhe artistike e kësaj kënge.
Ajeti ka patur bashkëpunim me miqtë e tij Petrit Hysa, Vullnet Dinen, Vangjel Tahon.
Emri i tij si muzikant profesionist, njihet në të gjithë rrethin e Sarandës.

Ajeti në krahinën e Konispolit njihet dhe si specialist i pemtarisë. Të gjithë e përmendin emrin e tij të mirë si djalë punëtor dhe duar-artë, ashtu sikundër shumë specialist të tjerë që ka në gjirin e saj krahina e Konispolit.
Ajetit i jemi mirënjohës për punën e bërë, për vlerat, arritjet dhe prurjet e reja foklorike në vite për krahinën e Konispolit!
Do ishte me shumë vend dhe me vlerë, që pushteti lokal të vlerësoi arritjet dhe punën e tij, duke i dhënë dinjitetin dhe respektin që i takon këtij intelektuali nga fshati Vërvë.
Aranit Balani, dhjetor 2024.
Comments