Akupunktura është një nga format më të zakonshme, tradicionale të terapisë alternative qe perdoret gjeresisht ne Kine. Ne bashkepunim me trajtime të tjera mjekësore, akupunktura mund të lehtësojë simptoma të ndryshme të sklerozës së shumëfishtë (MS).
Mekanizmi i funksionimit
Një shtresë izoluese e quajtur mbështjellëse e mielinës mbron aksonet e neuroneve që jane pergjegjese per komunikimin midis trurit dhe pjesëve të tjera të trupit.
Skleroza e shumefishte (MS) dëmton këtë mielinë dhe ndërhyn në komunikimin e trurit.
Në Akupunkturë, disa pika kryesore në trup shpohen me gjilpera te holla sterile. Kjo pretendohet të nxisë çlirimin e disa endorfinave dhe peptideve në sistemin nervor qendror, të cilat modulojnë menyren e transmetimit te informacionit midis trupit dhe trurit.
Në këtë mënyrë, akupunktura pretendohet të ekuilibroje disa simptoma të MS, veçanërisht dhimbjen e lidhur me nevralgjitë e fytyrës.
Sidoqoftë, teoria mjekësore kineze nuk bazohet në konceptin perendimor te sistemit nervor. Ajo bazohet në kalimin (rrjedhjen) e energjisë nëpër 14 rrugë kryesore të quajtura meridiane pergjegjese sipas kesaj teorie për të kontrolluar funksionimin e trupit. Çdo sëmundje është pasojë e ndërprerjes se rrhedhes së energjisë. Akupunktura zhbllokon këtë bllokim dhe lehtëson trupin nga çekuilibrimi dhe dhimbja.
Studime dhe sondazhe mbi MS
Një numër i vogël studimesh dhe sondazhesh klinike janë kryer për të vlerësuar suksesin e akupunkturës tek njerëzit me MS. Rezultate të konsiderueshme pozitive janë gjetur në disa pacientë pas 10 seancave trajtimi me akupunkturë.
Një femër 53-vjeçare vuante nga MS për 15 vjet. Ajo kishte perfunduar në një karrocë. Pas 10 seancave trajtimi me akupunkturë, ajo ishte në gjendje të ecte. Ajo gjithashtu përmirësoi shikimin e saj, kontrollin e fshikëzës dhe shëndetin e përgjithshëm.
Qendra e Akupunkturës në Uashington ka ndjekur trajtimet dhe të dhënat e 10,000 pacientëve për tre vjet. Ata thonë se kanë vërejtur përmirësim deri në 85% të simptomave të MS.
Klinika MS në Universitetin e British Columbia zhvilloi një sondazh mbi 566 pacientë me MS të caktuar dhe shpalli akupunkturën si metodën më të zakonshme dhe efektive të përdorur për lehtësimin e disa simptomave te MS-se.
Dy sondazhe të mëdha të kryera mbi njerëzit me MS në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, raportuan disa përmirësime në dhimbje, spazma të muskujve dhe funksionimin e zorrëve ose fshikëzës.
Akupunktura nuk është një trajtim i dokumentuar shkencërisht, por raportohet të jetë treguar i dobishëm për disa simptoma të MS në disa të sëmurë. Edhe nëse nuk është efektiv per shume paciente, akupunktura eshte një trajtim i padëmshëm.
Sidoqoftë, vetëm nga profesionistë të kualifikuar duhet te kryhen seancat e trajtimit.
Burimi: Living With Multiple Sclerosis By Piet Mesmer
THE COMPLETE GUIDE TO TREATMENT AND MANAGEMENT OF MULTIPLE SCLEROSIS (MS)
Comments