Albana Muçaj, është themeluese dhe anëtare Bordi e Dhomës Ekonomike të Gruas. Ajo është gazetare e çështjeve ekonomike prej gati 20 vite dhe ka drejtuar revistën Businessmag.al.
Eksperte në fushën e komunikimit, prej 4 vitesh drejton edhe qendrën Multifunksionale Kallz, sipërmarrje e fokusuar në shërbimet për fëmijët, prindërit, familjen.
E diplomuar në gazetari në Shqipëri dhe në shkenca juridike në Itali, Muçaj ka vendosur të zhvillojë karrierën e saj në Tiranë, si një mundësi për kontribut në shoqërinë vendase.
Comments