top of page
Search

Alfrida Marku: Lezha jo vendi për strehimin e Sirianëve

Banorët e Lezhës, autoritetet vendore, përfaqësues të Lezhës në nivel qëndror si dhe çdo figurë publike me autoritet përfaqësimi DUHET të reagojnë kundër ngritjes së kampit në Gjadër ku do të vendosen 5 mijë refugjatë nga Siria. E kjo për disa arsye: Shqipëria nuk ka situatën ekonomike dhe sociale për të pritur 30 mijë refugjatë.

Gati 500 mijë shqiptarë të larguar në 7 vjet, varfëri e pasiguri e thellë si dhe pamundësia financiare e Qeverisë shqiptare për të mbuluar situatën e post tërmetit. Shtete të tjera mund dhe duhet të presin popullin siran.

Të ardhurat për frymë si dhe çfarë i dedikohet Lezhës nga Buxheti i shtetit janë të pamjaftueshme për një standart që në masën dërrmuese është larg mesatares së jetesës.

Vendimi për pritjen e 30 mijë sirianëve duhet të kalojë patjetër në Referendum Kombëtar, e diktuar nga situata e rëndë ekonomike e sociale që po kalon Shqipëria.

Në Lezhë, harmonia krahinore dhe fetare është model por edhe e brishtë aq sa gjithmonë është treguar kujdes të ruhen balancat në pushtet dhe përfaqësim. Integrimi i refugjatëve do ishte jo i lehtë. Duam apo s’duam ta pranojmë.

Rendi dhe siguria në vend janë në pikën më të ulët. Refugjatët mund të shfrytëzohen edhe si kontigjent për punë në rrjetin e drogës.

Shpopullimi i Shqipërisë, përpjekja për të cënuar integritetin territorial të Kosovës si dhe ardhja e mijëra sirianëve në vendin tonë, duket se janë pasojë e një plani afatgjatë për të humbur identitetitin e popullit shqiptar. E për të mos harruar se donacionet dhe kreditë e dhëna për rindërtimin, kanë pasur pa asnjë dyshim kushte të cilave antishqiptari Rama u është nënshtruar pa kushte.

Comentarios


bottom of page