Tashnë Rama ka shpalosur sot në Kongresin e PS-së nisjen e nismës për Amnistinë Fiskale. Shqiptarët ftohen që të deklarojnë pasuritë e tyre dhe të ardhurat e tyre të fituara dhe të padeklaruara ti legalizojnë. Përjashtim bëjnë politikanët, sistemi i drejtëslsë dhe krimet që i takojnë ligjit special.
Ekonomia shqiptare do ti përdorë këto para me interesa të ulta bankare. Ndërsa poseduesit do marrin interesat.
Nëse kjo ndodh vërtetë, atëherë ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje të madhe në të ardhmen. Por, është shumë e bukur për të qenë e vërtetë.
Dihet se shqiptarët kanë ikur në emigracion dhe shpesh herë iu është dashur të punojnë në të zezë pa u deklaruar. Ka dhe nga ata që kanë fituar lekë edhe nga droga, tregtia e paligjshme, kontrabanda dhe shumë aktivitete të paligjshme.
Si ide duket e mirë, por a nuk do ishte më mirë që ata që do përfitonin nga amnistia të paguanin një taksë fjala vjen 20% të vlerës për ti legalizuar? Futja në Banka dhe përdorimi më pas nga shteti nuk duket si ide që do funksionojë. Të ngjan si sekuetro me kushte. Kjo gjë do shikohet në vazhdim.
Fjalimi i Ramës për këtë çështje:
“Do të kemi amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit me afat të kufizuar që të gjitha atetet t’i deklarojnë paratë nëpër banka, astetet t’i deklarojnë dhe jo një apo dy organizata por bota mbarë të ngrihet e të thotë kjo nuk bëhet, kjo do të bëhet se ne jemi për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu e fëmijët e tyre. Edhe emigrantët nuk mund të rrinë e të mbajnë para në banka andej, as të torturohen për të çuar 5 mijë euro se u nis pastrimi i parave, as të tmerrohen për të blerë një shtëpi, se ku i gjete, ku nuk i gjete paratë. Ata që nuk i kanë paratë me drogë, terrorizëm, prostitucion me krimet që parashikohen te ligji special ose ata që janë politikanë gjykatës, prokurorë dhe subjekte të deklarimit, këta janë të përjashtuar dhe do të japin llogari nga unë i pari, herët ose vonë, për cdo gjë që kemi, ku e kemi si e kemi, secili t’i dali për zot.
Dhe aty nuk ka më pastaj, socialist e demokrat, aty ka vetëm o me punë e ndershmëri o te vendi. Kurse të tjerët me një afat kohor të sjellin paratë këtu, ti investojë këtu e ti futin në bankë me interes minimal për të cillin do të tregojmë qartësisht se për cfarë do t’i përdorim, për arsim, shëndetësi e në shërbim të publikut”- tha Rama.
Comments