I pari:
Shikoni ca sikur deputet,
dëgjoni, hiqen gjasme të drejtë:
guxuan të thirrnim në Kuvend
kreun e shtetit, zotin President!
I dyti:
Hë, hë i lumtë Ilir Metës,
sa bukur e bëri të mirin:
njërit ia shkuli veshin,
tjetrit ia shkeli syrin!
I treti:
A e patë Komisionin,
atë tufën me lepura?...
Qëndronin posi pulat
mbi glasët e hedhura!
I katërti:
Kreu i shtetit tha hapur,
foli si burri me mend:
- Po të mos shtyja datën,
do digjej ky Kuvend!
Gazetari
Kaq dhe i la brenda sikurët,
mandej doli jashtë për hoka:
kafen ia ofroi Gramozi,
me Ramën do bëjë qoka!
Kori:
Do shkarkohet?... S'do shkarkohet!
Do rrëzohet?... S'do rrëzohet!
Do e rrasin tek shtatë penxheret?
Jo or jo, do i shtojnë nderet!
Të shtrenjtit si xhevahiri
ia bën me sy floriri!...
Tok me krajlat Rama, Basha
të hollat do i bëjnë të trasha!...
Redaksia: miremengjes.net
Komentarai