Nga Pajtim Çaushi
Erion Velia thotë sot ne Baldushk:
- Te luftojme dhe te fitojme mandatin e trete per Kryeminstrin Rama dhe Partine Socialiste.
(duarperplasje e brohorima)
Ramiz Alia thoshte ne kongresin e vitit 1981:
- Me shokun Enver ne krye te Partise te luftojme e te fitojme mbi rrethimin imperialisto - revizionist.
(duarperplasje dhe brohorima)
Lulzim Basha reklamon formulen e zgjedhjes se kandidateve per deputet te PD ne zgjedhjet e ardhshme:
- 80 perqind e kandidateve do t'i propozojë anetaresia dhe aprovoje Kryesia, 20 do t'i propozojë Kryesia dhe aprovojë Kryesia.
(pra kryesia do te vendose veten, ndersa per te tjeret thenia e Vërvës "Te jem vet e pas mua asnje mos mbet!)
(duarperplasje dhe brohorima)
Enver Hoxha i "propozonte" Kongresit ne vitin 1981:
- Tani po lexojme dhe aprovojme listen e anetareve e kandidateve te Komitetit Qendror te PPSH se Byroja Politike eshte diskutuar dhe aprovuar ne Byronë Politike.
(duarperplasje dhe brohorima)
Keshtu qe formula e para 40 viteve në Diktaturë qenka e vlefshme dhe e njejte me ate te pas 40 viteve ne "Demokraci"
Comments