Anila Kalleshi, dietologia e mirënjohur shqiptare, në San Francisco i shton trofeve të saj një tjetër trofe në 24 gusht 2019 “Visionary Leader Extraordinary Award and Victorious 2019”. Kësaj here do tē ishte Hotel Intercontinental Mark Hopkins në San Francisco të USA pritësi i garës së bukur mes njerëzve që i kanë shpallur luftë mbipeshës.
Anila Kalleshi, e cila prej 21 vitesh sfidon si askush tjetêr në këtë fushë dhe mjaft e sigurtë këtë problem mjaft shqetësues në vendin tonë, duket e qetë dhe e entuziazmuar, ndërsa të nominuarit për këtë çmim nga organizata më e madhe në botë Worldcob e bën të ndihet e supervlerësuar, paçka se gjithçka lidhet më një punë dhe përkushtim të jashtëzakonshēm të saj. Trofeja Victorious ishte trofeja e rradhës.
Dhe një tjetêr supervlerësim nga kjo organizatë u dha për dietologen klinike Prof.Dr. Anila Kalleshi duke e shpallur Ambasadore për Shqipërinê e WORLDCOB.
Comments