top of page
Search

Anna Akhmatova: Në ëndërr

Anna Andreyevna Gorenko, (1889-1966), e njohun me emrin e letrave si Anna Akhmatova. Nji prej poeteve ma në za ruse të shekullit 20. Ajo ishte në listën e ngushtë për çmimin Nobel më 1965 e po ashtu në vitin që pasoi u emërue tri herë për këtë çmim. Vjen në Revista Letrare G&G, me dy poezi të përkthyeme nga Anila Xhekaliu.

Anna AKHMATOVA

 

Syçelë


S`ka më kohë, s`ka më hapësirë,

e kam kqyrur gjithçka përmjet natës së bardhë:

dhe narcizin në vazon mbi tavolinë,

dhe tymin blu të cigares,

dhe këtë pasqyrën, ku, si në një ujë të kthjellët,

do të mundje atë çast të pasqyroheshe.

S`ka më kohë, s`ka më hapësirë,

dhe as ti, nuk mund të më ndihmosh.

...

Në ëndërr


Mbaj në të njejtën kohë me ty

këtë krisje të zezë e të ngulmët.

Përse qan? Ma jep dorën.

Më premto më mirë se do vish në ëndërr.

Për ty, për mua (jemi dy male),

për ty, për mua, nuk shihemi më në këtë botë.

Thjesht do të mundje, në mesnatë, të më dërgoje

Një lajm prej yjesh.

...

Përktheu: Anila Xhekaliu


Burimi: Revista Letrare G&G

Comments


bottom of page