top of page
Search

Arben Malaj: Debati për pensionet është në thelb populist

Do i rritim patjeter pensionet?!

Nga cili burim I te ardhurave? Pasi parashikohet recesion ekomomik dhe renie 5.2% e GDP-se dhe nje renie drastike e te ardhurave buxhetore, burimi I rritjes.se pensioneve mbetet rritja e deficitit dhe borxhit publik.

Nqs rritja behet nga rritja e borxhit, kjo eshte grabitje jo rritje. Prandaj ky debati per pensionet eshte ne thelb populist, qe jo vetem nuk e zbut krizen por rrit pa qartesite dhe zgjat ate.


Qeveria premtoje se do te ulte borxhin deri ne 45% te PBB-se. Ky premtim rezultoi jo profesionale dhe demagogjik.

Banka Boterore identifikon tre veshtiresi ne perballjen e Shqiperise me Covid-19.

E para - nuk ka hapesira monetare dhe fiskale. Pra kriza e gjeti vendin tone me nivele shume te ulta te kostot se parase dhe me borxh publik te larte.

E dyta- BB I vlereson kritike kostot e PPP-ve.

E treta BB paralajmeron per borxhe te qeverise ndaj biznesit. Eshte rene dakort qe kostot shtese te perballimit te Corona virusit te " tolerohen" por ato te financohen kryesisht me kredi te buta.

Qeveria dhe parlamenti duhet te fokusohet tek strategjia antikrizes. Kur te dalim nga kriza mund te diskutohet per strukturat e paketes se rikthimit te rritjes ekonomike, uljes se papunesise dhe varferise dhe rikthimit te stabilitetit te financave publike. Cdo diskutim per rritje apo shkurtim shpenzimesh ngjan me shume me nje situate tragjiko-komedi se sa nje strategji efikase. Mbivendosja e prioriteteve deshmon lidership te pa fokusuar dhe per pasoje edhe jo efektiv ne sektor te rendesishem te saj.

Dite te mbare! Arbeni

Comentarios


bottom of page