Aforizmat janë shkruar dhe nga përvoja personale si në rastin e fjalëve të fundit të Fernando Pesoas para se të vdiste.Po i shkruaj siç i kam nxjerrë nga interneti.
``Nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja``.Fernando Pesoa.
Ka diçka të veçantë tek aforizmi.Në rrjeshtimin e disa fjalëve sheh jo vetëm një copëz jete por dhe si funksionon gjithë bota.
A thua aforizmat kanë ngjashmëri me poezinë.Them se aforizmat varen dhe nga konteksti .Kam fatin të kem në duar librin me përsiatje "Arkivoli shtatzënë" të Alush Avdulit.Në faqen 44 të librit lexoj
Të organizuarit nuk mbërrijnë gjëkundi.
Vështrimet janë mbushur me mungesa.
Tirania .është pronare e trupave të vdekur.
Këto fjali për mua janë aforizma sepse ngërthejnë në vetvete një të vërtetë të përgjithshme përmes abstraksionit.Impulsi aforistik këtu është e kundërta e impulsit enciklopedik.Aforizmat e Alush Avdulit jo vetëm se pohojnë të vërteta jetësore por shprehen me një arrogancë modeste.
"Derisa vdekja është e sigurt,pse duhet sasia e vrasjes" shkruan Alush Avduli ,por mua më ka mbetur në mendje aforizma e tij këlthitëse.
Çfarë mendoni se i mungon sot Letërsisë më shumë?
0%Financimi
0%Cilësia
0%Mbështetja nga shteti
Të gjitha krimet njerëzore ,realizohen për shkak të rregullave"
Leximi i aforizmave dhe kënaqësia që ndjej është zgjidhje e mirë për mua,është një pjesë ajrosjeje e pjesës kur nuk shkruaj poezi. Nuk kam shkruar aforizma por pas leximit të preferuar shoh se kanë përafërsi , ngjajnë me poezinë për jetën, vdekjen ,i afrohen poezisë rebele.
Nuk është vetëm libri i Alush Avduli - it me aforizma.Mikut tim Petrit Sulaj i pëlqejnë shumë aforizmat.Shpesh bisedojmë e ndajmë mendimet tona letrare, shqetësimet stilistike dhe kundërshtimet apo mospajtimet.Në një shkrim tjetër do të flas për mikun ,poetin ,përkthyesin autorin e shumë librave midis të tjerave vëllimi me poezi "Bibla e milingonave ".
Më duhet të grumbulloj më tepër aforizma nga autorë shqiptarë.Ndoshta ka edhe femra shqiptare që shkruajnë aforizma.Le të shpresojmë.
Teuta Sadiku
Gusht 2022
Comments