Arnavutet e Stambollit dhe Anadollit
Emigracioni i parë i njohur shqiptar drejt Anadollit filloi kur shqiptarët kaluan nën sundimin otoman. Duke filluar nga shekulli XV shqiptarët zhvilluan mardhenie ekonomike me Anadollin dhe filluan te arsimohen në Stamboll, si është një qendër e rëndësishme e Islamit të kohës.
Para shekullit XV disa princa shqiptarë janë sjellë në Anadoll ne zbatim te sistemit te quajtur Devshirme nje praktike kjo e njohur gjithashtu si haraçi në gjak, nepermjet te ciles Perandoria Osmane dërgonte oficerë ushtarakë për të marrë djem të krishterë, të moshës 8 deri në 18 vjeç, nga familjet e tyre.
Para kesaj periudhe ne Anadoll kishte ushtarë mercenarë shqiptarë që shërbenin në Bizant, por këta ishin një masë shumë te vogël, nderkohe qe emigracioni i madh filloi pas sundimit otoman të Ballkanit.
Shqiptaret e pare qe emigruan ne Turqi bene karriere ne pallatin e sulltanit (Saray) dhe kryen detyra te ndryshme duke filluar nga mbrojtes te pallatit te sulltanit dhe deri ne pashallare e vezire.
Shumica e shqiptarëve, të cilët erdhën për herë të parë gjatë sundimit të Sulltan Mehmet Pushtuesit, (Fatih) u vendosën në lagjen e njohur si Arnavutköy ne Stamboll. Gjatë së njëjtës periudhë, shumë shqiptarë u shpërngulën në qytete te tjera si Rize, Samsun dhe Trabzon në Detin e Zi.
Kishte rreth 60,000 shqiptarë që banonin në Perandorinë Osmane të vendosur në Stamboll, dhe siç dihet, shqiptarët (Arnavutlar) janë grupi etnik me numrin më të madh të shtetarëve në perandori (pashallare dhe vezirë). 215 eshte numri gjithsej i personave qe u bene Vezir i Madh (Sadrazam) në Perandorinë Osmane dhe 35 prej tyre ishin shqiptarë.
Në historinë osmane, kemi Abdurrahman Abdi Pashain, i cili është Guvernatori i fundit i Budinit me origjinë shqiptare, i cili mbrojti Kalanë e Budinit, Provincën e Budinit dhe u martirizua ne nje moshe mbi 70 vjeç, pa iu dorëzuar armikut. Madje mund te permendim edhe Tahsin Pashain me origjinë shqiptare si guvernatori i fundit i cili ishte në mbrojtje të Selanikut në fund të Luftës Ballkanike.
Persona të rëndësishëm me origjinë shqiptare permendim nje nder mjeshtrat me te medhenj te gjuhes turke, Sami Frasheri (Şemsettin Sami); nje nder ideologet me te shquar te levizjes xhonturke, dijetarin Ibrahim Temo; si dhe poetin e Himnit Kombëtar turk, Mehmet Akif Ersoy i cili simbolizon Luftën Kombëtare të Pavarësisë.
Gjatë Perandorisë Osmane, jo vetëm në Turqi (Anadoll dhe Stamboll), por pothuajse në çdo rajon të perandorisë, Shqiptaret janë dalluar si ushtarakë në nivele të ndryshme, si krerë të administratës civile, apo kanë shërbyer si juristë. Sot, ne shohim pakica shqiptare në të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, ne vendet afrikane; na ndodh shpesh per shembull qe takohemi me një diplomat nga Libia me origjine shqiptare; ne Egjipt apo Siri hasim nje ministër me origjine shqiptare; ne Arabinë Saudite gjejme një biznesmen me origjine shqiptare… Keto pakica shqiptar, pothuajse të gjitha kane lidhje me Turqine, pothuajse të gjithë kanë të afërm në Anadoll apo Stamboll.
Sipas nje studimi te kryer ne vitin 1965, ne Turqi gjendeshin 535,520 shqiptare. Shqiptaret qe kane emigruar ne periudhen e fundit jane vendosur kryesisht ne pjesen perendimore te Turqise, ne rrethe te tilla si Samsun, Tokat, Yozgat, Stamboll, Bursa, Izmir, Ankara dhe Sakarya.
Numri i shqiptarëve në Turqi është shumë e vështirë të parashikohet me saktesi, edhe sepse tashmë kanë kaluar breza dhe shumë nuk duan ta bëjnë këtë dallim. Mund të vlerësohet se rreth 5 milion shqiptarë (Arnavut) ekzistojnë ende në Anadoll, te cilet e identifikojne veten e tyre si të tillë, por shumë e kanë harruar gjuhën shqipe.
* Artikulli eshte marre nga Shoqata e Kulturës Shqiptare / Arnavut Kültürü Derneği - http://www.arnavutum.com
Comments