top of page
Search

Aroma e një kohe që po ikën

Nga Pajtim Çaushi


Ky është titulli i veprës së Vangjel Agorës, aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar të viteve tëdhjetë e në vijim. Eshtë një vepër e karakterit memorial dhe enciklopedik. Autori e fokuson kamerën e rrëfimit tek lëvizja kulturore në qytetin e Sarandës që nga vitet e para luftës së fundit botërore deri tek veprimtaria e spikatur dhe elitare e Estradës së qytetit.

Duke përdorur teknikën e retrospektivës, Regjisori dhe aktori i talentuar sjell para lexuesit të gjithë ata që punuan dhe shkëlqyen me artin e tyre në këtë qytet - perlë të vendit tonë.


Vinë radhaz në memorien tonë regjisorë, aktorë, koreografë, muzikantë e punonjës të tjerë aq të dashur e të respektuar për cilindo qytetar te Sarandës dhe Shqipërisë. Libri është shkruar nga autori me dashuri, përkushtim, nostalgji e adhurim njerëzor e profesionist.

Gjuha e përdorur është e pasur, e rrjedhshme e profesionale. Përmes këtij botimi Vangjel Agora përcjell tek lexuesi kënaqësi estetike të llojit të vecantë pasi harmonizohen mjeshtërisht e bukura, e madhërishma me mallin e nostalgjinë humane të artistit.



Comments


bottom of page