top of page
Search

Arrihet marrëveshja në Kosovë për koalicionin


LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur ditën e sotme marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Kjo marrëveshje ndodhi pas takimit të dy liderve, Isa Mustafës së LDK-së dhe Fatmir Limajt të Nismës.

Kështu, "Nisma" do të marrë dy ministri dhe një zv.kryeministër. Nga ana tjetër Limaj tha se axhenda e partisë së tij është pandemia dhe dialogu për heqjen e vizave.

“Besoj e shihni marrëveshjen. Ne do t’i kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin. Me këtë rast kjo vjen në plan të dytë, në plan të parë është prioritetet që do t’i ketë qeveria. Ka një pajtim me ato prioritete, angazhimi i krizës së pandemisë, pastaj angazhimi për një pako fiskale për të menaxhuar situatën dhe ato dy tema që kanë qen gjithë prioritet i Nismës dialogu dhe liberalizimi i vizave”, tha Limaj.

Comments


bottom of page