Dy burime ekonomik janë ato qe ka një popull, burimet natyrore dhe burimet njerëzore.
E ardhmja një kombi dhe shteti varet pikërisht nga burimet njerëzore, pasi ato kanë me tepër rendësi sesa dhe vet pasuritë natyrore.
Pasuria e një kombi janë njerëzit e tij të arsimuar dhe edukuar. Arsimi dhe edukimi janë investimi me i rëndësishëm ne ekonomi dhe mirëqenie, pasi aty përgatiten ata që do të drejtojnë shtetin, drejtësinë, ekonominë, ushtrinë dhe çdo sektor tjetër.
Arsimi dhe edukimi është kusht dhe pararendës i çdo lloj investimi tjetër. Pa arsim nuk ka asnjë lloj te ardhme. Ku ndodhet Shqipëria? Po te shikosh treguesit rezulton se.
1- Investimet e shtetit ne arsim janë me te ulëtat ne Evropë dhe nga me të ulëtat në botë me 2.5 % GDP, ne 2018 që e rendit vendin tonë te 135 nga 193 shtet që ka bota, pra në standardet e Afrikës. Vendet e zhvilluara shpenzojnë nga 4.5% deri ne 5-6% të GDP dhe synojnë ta çojnë deri 8%-9% te GDP. Mund te pretendohet se nuk ka te ardhura. Po te ardhurat që të paguajnë ministrat dhe drejtuesit politike hotele me 5 yje me shifra nga më të lartat nga gjenden? Te ardhura për makina, dieta dhe shpenzime luksi qeveritare nga gjenden? 2- Mësuesit dhe profesorët janë me te keqpaguarit në Evropë. Madje Kosova ka pagesat me te larta për stafet akademike, deri ne dy fish te Shqipërisë. Si mund te paguhet një deputet analfabet i Kuvendit tonë, dy herë deri në tre herë me tepër, sesa profesori i universitetit? Ne asnjë vend të botës nuk ndodh kjo, pasi profesorët ne vendet e zhvilluara paguhen me tepër se ministrat dhe deputetet. Ka vite qe pagat e mësuesve dhe pedagoge nuk janë ngritur, madje janë ne kushte diskriminuese dhe me administratën publike.
Një shembull se si një profesori i llogaritet vjetërsia në punë me 0.5% për 15 vjet, ndërsa një nga administrata politike dhe publike e ka 2% në 25 vjet, madje dhe stafi sanitar dhe shofer i administratës, e ka 1% ne 25 vjet. Vetëm këto shifra për te treguar, se sa ne mënyre poshtëruese, sillet politika me elitën akademike të këtij vendi.
3- Cilësia e ulët e diplomave të dhëna pas hapjes masive te universiteteve private, pas 2005 dhe heqja e kritereve për arsimin e lartë publike, ku BE aplikon kriterin MERITE, ka sjell si pasoje shkatërrimin e te ardhmes se vendit në 30 deri 50 vitet e ardhshme, pasi këto te diplomuar qe shpesh nuk kanë qenë asnjë ditë në universitet, sot po drejtojnë shtetin.
Një me merite përball një militanti politik, nuk ka shanse për të fituar një vend pune.
4- Tekstet ne arsimin para universitar duke filluar nga klasa e parë, ku fëmijës i kërkohet të lexoj dhe shkruaj në Dituri Natyre, pa mësuar ende germat e Abetares, janë në gjendje të mjerueshme.
Fëmijës i kërkohet te mësoj abetaren me figura në mënyre mekanike, jo me shkronja ne mënyrë logjike. Tekste të bëra me miq partie qe i kanë imponuar dhe që nuk kanë asnjë standard pedagogjik apo shkencor. Detyrat e fëmijëve po i bëjnë prindërit, pasi duhet grup të rriturish të kuptoj kërkesën e ushtrimeve në këto tekste.
Tekstet e arsimit para universitar duhet te hiqen nga qarkullimi dhe duhen vendosur tekste te shkruara nga grup pune të profesorëve të asaj fushe, qe te bëjnë programin në mënyre logjike dhe shkencore. Vendosja e teksteve alternative, ishte shkatërrim përfundimtar i cilësisë se arsimit para universitar dhe kjo duhet ndryshuar ne mënyre urgjente.
5- Edukimi qytetar nuk është me objektiv i arsimit dhe emergjenca ne edukimit është edhe me e larte se arsimi, pasi as shkolla as shoqëria nuk po kryen atë. I është lëne barra e edukimit vetëm prindërit, i cili nuk mund ta përballoj dot kur nuk ka bashkëpunimin e shkollës dhe te shoqërisë.
Këto janë shume pak nga ato qe realisht ka arsimi ndaj duhet një investim serioz dhe urgjent ne arsim se ndryshe e ardhmja e vendit është ne udhëkryq.
Commenti