Autori modernist i fillim shekullit të njëzetë tek libri Maksima në faqen njëqind shkruan:
"Herë herë të keqen e mbajmë në dorë si një vegël që, me vetëdije apo jo, po të duam, mund ta lemë mënjanë..."
Kjo do të thotë se me të keqen njerezimi bashkëjeton dhe do të bashkëjetojë, por me këtë nuk kuptohet nenshtrimi dhe deziluzioni ndaj saj. Përkundër, e keqja sfidohet duke gjalluar në forma te ndryshme të ekzistences derisa ta mposhtesh.
Mendoj se këtij synimi i shërbeu edhe organizimi nga Bashkia e Sarandês i Konkursit artistik ne fushen e Eseistikês dhe pikturës me temë:
"Stop dhunës ndaj femrês!"
Morën pjesë dhjetra nxënës e të rinj të qytetit të cilët e trajtuan temën me origjinalitet dhe art.
Në të gjitha veprat e dorêzuara i bëhej jehonë shijes së jetë dhe besimit për fitore ndaj të keqes.
Për vleresimin e krijimeve u ngritën dy juri. E para Juria profesioniste me figura te njohura ne te dy fushat tematike dhe e dyta Juria e Bashkisë edhe kjo me personalitete të njësisë vendore.
Duhet theksuar se kujdesi i Kryetarit te Bashkisë zotit Adrian Gurma për mbarevajtjen dhe seriozitetin e veprimtarisë ka qënë maksimal.
Në mbyllje të afatit konkurues, ditën e enjte më 10 dhjetor, u shpallën fituesit e Konkursit
Sipas Jurisë profesioniste fituesit janë:
Për ese:
1. MARISA ÇUBERI
2. LETICIA BERZHAJ
Ne Pikturë:
1. ERSIA LOLI
2.VIOLA PAPA
Sipas Jurisë se Bashkisë:
Për ese: 1. Natasha Kermezi
2. Diona Gjoni
Pikturë:
1. ELISABETA KOLO
2. Libiana Hasani
Çmimi i internetit:
1. Amela Lazaj
Shenim: Numrat 1 - 2 nuk shenjojnë çmimet te pare dhe te dyte, por vetem renditjen: 1 fituesin per shkollat 9 vjecare dhe 2 fituesin per shkollat e mesme.
Si njeshi dhe dyshi janë çmime të parë.
Comentarios