top of page
Search

As dëgjova, as mora - vetēm lashë!... (fejton) / Pajtim Çaushi

Updated: Mar 7, 2020

Mendimi i të diturit të ndihmon. Edhe më të rëndësishëm bëhen kur është fjala për epideminë që po kaplon globin si kuçedra e përrallave, koronavirusin e frikshem. Ndaj mbrëmë në orën 21 qenë mijëra ata që e mbajtën frymën pezull para ekranit tv Klan:

- do të flasin mjekët specialist për pandeminë e rrezikshme që po i zë frymën njerëzimit.

Domosdo u ula edhe vetë, mora edhe gruan, u fola edhe komshinjve. Sytë mbi ekran. Ora 21 fiks.

Doli moderatori me shkopin magjik në dorë. Ende pa prezantuar të ftuarit, foli gjerë e gjatë për ato që i dinë edhe nxënësit e Ciklit Fillor. Këtu nisi, atje vijoi... kaq rrufisi, aq shëroi... tani trokiti, pastaj sulmoi... Duruam. Do mbarojë, thamë, mandej do e marrin fjalën mjekët e ftuar. Vërtet, u duk se i sosi varavingot dhe fjalël. Drejtuam shpinën dhe mprehëm veshët.

Shësht! - ia bëri komshiu me ton, kur dikush frymoi thellë. Moderatori u kujtua të bënte paraqitjen e pjesëmarrësve: dy mjekë, një arkeolog, një femër simpatike - botuese librash për fëmijë e të rritur dhe dy bukuroshe që s'kuptuam ç'qenë se i paraqiti me stil proliks. Eh, të paktën janë dy mjekët! Besuam se ata do flisnin e tē tjerë qenë marrë për mos mbetur ndenjëset bosh! I zoti i shtëpisë nisi rishtas të japë sqarime e të dhëna për kuçedrën në botë, të tregonte qyfyre nga vallzimi i mjekëve iranianë, për batutat e presidentit të Togos, të ngrejë pyetjen nëse duhet bërë seks në periudhë pandemije, të na mësojë per vlerat kurative të rakisë në shpartallimin e mikrobit tek gurmazi dhe të mbarojë me thirrmën idiote: - O njerëz, pini raki sa më shumë! Njeri prej mjekëve tentoi të thoshte diçka për shenjat e sëmundjes, por ia preu fjalën botuesja simpatike duke treguar diçka për letrën, drurin dhe prekjen me dorë te tyre.

Fjali kot koti sa për të shfaqur në ekran buzëqeshjen e ëmbël. Mjeku kërkoi ndihmën e drejtuesit me shkop, por s'mundi ta kapte se ai qe i zhytur brenda gojës së folëses simpatike. Këte fat pati edhe mjeku i dytë. Ai filloi me masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, por sapo tha se duheshin larë duart sa më shpesh, dy bukuroshet pa përcaktorë ua krisēn batutave për ujin, sapunin, rakinë dhe dizinfektuesin e munguar.

Fjalët i shoqëronin me fërkime të buta duarsh sikur përkëdhelnin diçka të domosdoshme. Ato, jo vetëm se mbytën mjekun, por garuan edhe me vetë moderatorin e relaksuar mbi sytë dhe gojën e tyre. Kjo varavingo fjalësh parazite vazhdoi derisa moderatori lëshoi shkopin, falenderoi të ftuarit dhe na tha natën e mirë. - Hëm, ia bëri njëri nga ne, ku ishim?...

- Asgjëkund! - ia ktheu tjetri. - Ej, dëgjove apo more gjë? - As dëgjova, as mora, vetëm lashë! Nga ekrani erdhi një psherëtimë e mbytur. Ishte e mjekëve të sikur ftuar!... Dhoma u mbush me një psherëtimë të zgjatur. Ishte psherëtima e shikuesve tē asgjë dëgjuar!

Comments


bottom of page