top of page
Search

Astiri i harruar,pa Kopshte dhe Shkolla nga Tanush Çaushi

Updated: Aug 21, 2019

Teksa po pija një kafe me një mikun tim,ai po shprehte dëshira të mëdha për shkolla të reja dhe kopshte në zonën e Unazës së Re apo ndryshe Astirit:

- Këtë radhë na genjeu Veliaj per shkollat dhe kopshtet,po inshalla radhën tjetër na bëjnë ndonjë gjë. Seç kam dëgjuar se do ndertojë Bashkia 20-shkolla të reja.

E vërejta mikun tim me keqardhje dhe trishtim,dhe ju pergjigja:

- Rëndëesi ka që të premtojë përsëri Veliaj për shkollat.

Dhe mu kujtua një histori popullore për nusen që kishte shkuar në të parë tek Nëna:

"Për ato që më dëgjojnë veshët moj Nane lumja unë, por për ato që më shohin sytë mjera unë"

Kane kaluar tashme më shumë se dy vite nga premtimi i fundit i Kryebashkiakut Veliaj për ndërtimin e shkollave të reja në zonën e Astirit,ose sic quhet ndryshe Unaza e Re.

Në Prill 2017, Veliaj i entuziazmuar gjatë inagurimit të një parku në këtë zonë,premtoi për ndërtimin e dy shkollave nëntëvjecare dhe një shkolle të mesme.

Cuditërisht atëeherë Veliaj harroi për të premtuar edhe për Kopësht dhe Çerdhe,por duket se kjo harresë nuk përbën diferencë,pasi premtimet mbetën në letër edhe për shkollat. Në fakt,sipas Planit Urbanistik te ish Komunës Kashar në këtë Park ishte në Plan të ndërtohej Shkollë nëntëvjecare. Por ky fakt u harrua.

Tashmë që mandati po mbaron për Veliaj ky mbetet një premtim i pambajtur.

Keshtu,zona e Unazës së Re mbetet në vitin 2019 pa Çerdhe, Kopësht dhe Shkollë shtetërore. Pamvarësisht se kjo është një zonë shumë e populluar me pallate të reja 8-kateshe kryesisht dhe me kontribut nëe buxhetin e bashkise,kjo nuk ka domethënie në filozofine qeverisëse të kryebashkiakut Veliaj. Mesa duket është më e rëndësishme rikonstruksioni i fasadave të shkollave ekzistuese në zonat e qendrës apo shkollat e reja sesa mungesa e kësaj infrastrukture në nje zonë "periferike".

Po si ia bëjnë vallë familjet e kësaj zone super të populluar për të shkolluar dhe për të rritur fëmijet e tyre?

Në bazë të vëzhgimeve çmimi mujor tek kopshti privat varion nga 14,000 deri 16,000 Lekë të reja. Transporti me furgon për tek shkollat më të aferta mesatarisht 4,000 Leke ne muaj. Keshtu,nëse një familje ka dy fëmije në shkollë dhe në kopësht vetëm shpenzime direkte ka mesatarisht 18,000 Lekë në muaj dhe duke marrë parasysh që rroga minimale është 23,000 Lekë rroga e një prindi shkon vetëm për premtimet e pambajtura te Kryebashkiakut dhe për kafet e mëngjesit dhe abonenë. Po ata prindër që janë pa punë vallë si ja bëjnë?

-Ah po kane asistencën që del pas 3-muajsh kerkese dhe me atë mund të paguajne transportin e shkollës.

Kjo lloj fryme qeverisëse e Veliajt tregon më së shumti se thellë-thellë ne brendësi përmban këto tipare kryesore:

Tipari i pare është diskriminimi ndaj zonave periferike,duke i konsideruar "plebej" shumicën e Tiranës. Ky diskriminim është buxhetor pikë së pari dhe sjell pasoja të rënda ekonomike dhe sociale në jetën e familjeve.

Tipari i dytë është moskujdesja ndaj problemeve të komunitetit dhe mosvleresimi.

Dhe tipari i tretë është fasada demagogjike e stërmadhe.

Edhe pse në përfundim të mandatit,jo vetëm që shkollë e kopësht nuk ka filluar,por as projekte nuk i janë paraqitur komunitetit apo diskutime për vendin ku do të ndertohen. Kjo tregon edhe një tipar tjetër të katërt të rëndësishëm,mungesën e transparencës të kësaj fryme qeverisëse.

Fjala vjen, nuk do i shërbente një shkollë këtij komuniteti tek Sheshi Shqiponja sic janë përhapur thashethemet ,ku fëmijët do kalonin në lumin e trafikut të makinave për të shkuar në shkollë të rrezikuar . Prandaj tranparenca dhe diskutimi me komunitetin janë të rëndësishme,tipar ky kaq i munguar i Veliajt.

Kafja ndërkohë kishte mbaruar dhe miku im u ngrit me energjinë e rreme të kafese dhe premtimet dehëse si Hashashi që mbuloi Shqipërinë të Veliajt-

Commenti


bottom of page