top of page
Search

Ata lindën kryetarë

Nga Pajtim Çaushi


Jetojmë në kohë pa kohë:

një, dy, tre e tre, dy, një

si ushtarët në vend numero

e mandej gjumi na zë...

Hej njerëz, hiç s'na ka hije,

(vaj e vaj dhe vaj medet!...)

s'lindim dot kryetar partie,

s'pjellim dot as deputet...!

Nuset i ka zënë stresi,

mesoret s'ngrohin dot vezët,

të rejat s'dinë ç'është seksi,

si pula janë bërë këndezët...!

Atëherë, gjela mbi kokë

përherë po ata kodoshë:

sa të kenë hije mbi tokë,

këngë plehu nga kaposhë...!

Kur dikush deshi të lindte:

kryetari bam me shkop:

është imja kjo karrike,

nisu udhëve nëpër botë...!

Ej, mos dilni bishta - bishta

mihës dheu si uritha,

sytë tuaj nxirrni me gishta

se unë jam Sali Berisha...!

Ed Rama trim mbi të gjithë,

kur shpërthen në Kuvend,

rrufe i shkrepëtinë sytë,

sa dhe Skënderbeu s'flet...!

Porsi shqipja mbi shkrepa,

na spërkat tjetri si vesa,

për madhërinë Ilir Meta

pronë partia dhe presidenca...!

Ky fat ndoqi dhe Nard Ndokën,

të tillë e pati dhe Mediu,

Flamurin dhe Ed Palokën,

po dhe Balla e Pandeliu...

Jo vetëm, por mbi njëqind

stëlodhje sikur hamenjtë...!

Femra s' lind, këndezi pjell

thasë ari për maskarenjtë...!


Comentários


bottom of page