Nga Jona Koprencka
Teatri i shërbeu këtij pushteti për të vendosur diktaturën.
U bë kohë që ky pushtet nuk po qeveris më vendin.
Nuk e kam fjalën për të ashtëquajturin parlament, që miraton vendime pa opozitën, as nuk e kam fjalën për pazaret qeveritare mes pozitës dhe opozitës, por për rendin e ligjit dhe të ndjerit të përfaqësuar.
Nuk e mbaj mend sa kohë u bë që gjykatat dhe prokuroria nuk po funksionojnë. Vetingu, është mjaft i bukur për të qenë realitet në vendin ku unë jetojë. Ligji zbatohet vetëm për qytetarin e thjeshtë, i cili nuk ka asnjë lidhje me pushtetin.
Në mënyrë qesharake, ligjin e kam përë të zbatohen të shtresat vurnerable, ku kryefamiljarë burgosën për shkak se nuk paguajnë energjinë elektrike, se asistenca sociale që marrin nuk e mjaftueshme për ushqimin bazë, për të mbijetuar. Ndërsa trafikanët janë të mbrojtur nga pushteti, as një gjemb nuk mund të hyjë në këpucën e tyre. Kam parë të dalin në shesh afera korruptive dhe biznese të paligjshme kryebashkiakësh, deputetësh dhe ministrash, por nuk kam parë asnjë prej tyre të vendoset pas hekurave.
Por, deri para dy ditësh nuk kisha parë e nuk kisha dëgjuar kurrë sesi në mënyrë tinzare mund të shembej Teatri Kombëtar në orët e para të mëngjezit. Ndërtesa e teatrit u projektua nga arkitekti italian, Giuglio Berte në vitin 1939 dhe nga viti 1947 shërbeu si Teatër Kombëtar.
Ajo i përket një asambli arkitekturor italian në qendër të Tiranës.
Bashkë me shembjen e tij iu dha goditja e fundit nga cfarë kishte mbejtur nga demokracia në Shqipëri.
Nuk ndjehem më e përfaqësuar nga kjo qeveri që shkatarron simoblet e kryeqytetit për të ndërtuar qendra tregtare me një sallë kinemaje ose teatri brenda në të. Kurrsesi të gjithë qytetarët që protestuan dhe vijojnë të protesojnë, pa asnjë dallim ngjyrimi politik nuk e gjejnë veten në të. Ky pushtet nuk i përket qytetrëve, por vetëm interesave të një grupi të caktuar. Kemi të bëjmë me një kryeministër qe e ka kthyer të gjithë retikën e tij politike në integrimin në Bashkimin Europian, por në asnjë vend të Europës, madje as Vicktor Orban i Hunagrisë, nuk ka imagjinuar të përdorë të tillë dhunë, si në Tiranë, ku u ndaluan u goditën dhe u tërhoqën zvarrë të rinjë e të reja me libra në dorë.
U dhunuan gazetarë dhe aktivistë me arsyen madhore se po kundërshtonin qeverinë. Ndalime të tilla nga policia ngjajnë me ndalimet e Partisë së Punës kundrejt kundërshtarëve politikë, me parrullën “në emër të popullit”, ndërsa këtë herë në emër të qeverisë.
Si të gjithë qeveritë që për të forcuar pushtetin e tyre absolut marrin masa në një peridhë kohore të caktaur, qeveria Rama përfitoi nga pandemia e Covid -19 për të justifikuar ndalim e shoqërisë civile dhe ndaljen e protestave, me justifikimin e mos shtimit të rasteve në vend, duke harruar se forcat e rendit nuk iu bindën vetë masave të pandemisë.
Dhuna në shesh nuk mungoi as kundër vajzave të reja dhe grave.
Për më tëpër një motër muslimane që po protestonte paqësisht u ndalua në mënyrë të dhunshmë nga policia. Fatkeqësisht veprime të tilla ndodhin në ditët e muajit të Madhërishëm të Ramazanit dhe ironikisht personi që urdhëron dhunën është ai që flet për besimin fetar sipas interesit, është i njëti person që flet për Kura’nin famëlart, është i njëjti njëri që një herë në Turqi deklarohet si musliman dhe diku tjetër si katolik, orthodoks etjj.
Kjo është një sjellje prej diktatori. Nëse i rikthehemi historisë shohim se në muajn e Madhërishëm të Ramazanit, diktarori Hoxha urdhëroi shembjen e kishave dhe xhamiave, duke e kthyer Shqipërinë në një shtet ateik. Në filozofinë e diktatorëve Zoti është armiku, se vec Atë nuk mund ta nënshtrojnë nën urdhrat e tyre.
Është i frikshëm ky pushtet absolut. Nëse sot shkatërrohet teatri, kush mund ta ndalojë urdhëruesin e këtij akti që nesër të vijë të shkatërrojë banesën time ( të qytetarëve), biznesin tim dhe lirinë time.
Sot është detyra jonë si shoqëri të ngrihemi kundër këtij regjimi, që nëser të mos na ripërsëritet në teatër komunizëm 50 vjecar.
Comments