Nesēr është një ditë e madhe jo vetëm për fëmijët që do të ulen në bangat e diturisë, por për të gjithë shqiptarët. Arsyeja e thjeshtë: bijat dhe bijtë tanë do të nisin apo do të vijojnë të ngjiten në shkallaren e diturisë.
Mē njerëzorja eshte t'u urojmë suksese dhe ja po e bejmë:
SUKSESE PASARDHËS TË NDERUAR NË UDHËN E DRITËS!
Mirëpo faktet të ngacmojnë dhe nuk të lënë të mbetesh vetëm tek urimi sepse, me të drejtë, të nxisin pyetjen acaruese:
- A e nisin fëmijët shqiptarë në Ballkan vitin e ri mësimor njëlloj kudo ku gjallojnë?
Për t'i dhënë përgjigje pyetjes të ndihmojnë faktet e servirura në edicione lajmesh.
Dëgjon dhe tronditesh seriozisht.
Në Kosoven tonë që në fillim shekulli është bërë shtet dhe në Maqedoninë e Veriut më moshë as gjysmë shekulli librat dhe mjete mësimore u jepen falas nxënësve përgjatë arsimit të detyruar 9 vjeçar.
Në Shqipërinë amë me moshë 117 vjeç librat dhe mjetet u shitën me çmime të larta. Dhe në klasat e fillores që tentohet t'u dhurohen, u falen libra të përdorur duke ju tundur gishtin:
- Kujdes, mos i shënoni apo pisni me gishta se do përdoren rishtas mot!
O Zot!... Fëmijet e shkretë në vend t'u gezohen librave, i ruhen gishtit kërcënues.
Vetiu të vjen pyetja tjetër:
- Vallë, kaq i varfër është atdheu im saqë t'ia kalojnë e lënë pas të gjithë shtetet e kontinentit?
Ndiehesh keq e i turpëruar për një moment. Kot ia ka veshur Naimi, thua, kur shkruan:
"Përsipër lule e gjethe dhe brenda argjend e flori!"
Mirëpo mendja është për të menduar e dyshuar dhe njeriu i bën të dyja.
Mendon mbitokën: fushë, kodër, male, pyje, liqene, det.
Mendon nëntokën: naftë, qymyr, krom, bakër, hekur mbase dhe flori.
Atëherë me të drejtë dyshon e pyet vocrrakët:
- More nxënës të uruar, pse duhet t'i bleni librat ju kur jetoni në një vend kaq të pasur?
Dhe dyshimi shtohet derisa bëhet fakt. Të kesh një atdhe të bukur e të shëndetshëm që është kthyer në gërdallë të varfër e të mjerë duhet të ketë një apo disa arsye të forta.
Mirëpo arsyet duhet t'i kërkosh që t'i gjesh, pra duhen fakte konkrete dhe jo hamendje kotkoti.
Eh, njeriu po kërkoi gjen!... A e dini ç'gjen?...
Pisllëqet me të ndyra që mund të bëjë gjallesa e panginjur që quhet njeri. Në fakt nuk mund të quhet njeri, por ndryshe...nejse!
Cilët janë faktet? Ja po rëndis ca nga ato që vet thonë ata që janë mbi:
Së pari: një deputet i merr shqiptarit 6000 euro në muaj. A e njihni punën që ai bën për gllabëruar këto mijëra?... Një seancë plenare në javë ku tallavitet e argëtohet. Sot Shqipëria paguan mbi 200 deputet se përfshihen: ata të janë brenda, ata që i zëvendësuan, por edhe ata që janë jashtë.
Mos të harrojmë: një asistencë sociale në Bashki është 4000 lek në muaj!
Llogaritë bëni vetë.
Së dyti: administratat e bashkive të reformuara janë pesëfishuar, që do të thotë se janë shumëfishuar parët që shkojnë për t'i paguar.
Së treti: në një tender të çdo niveli zyrtari shtetëror që e organizon atë, merr 10 përqind të shumës (ca thonë 20) vetëm se hedh një firmë atje ku ia do qejfi dhe fiton mijëra pa lëvizur gishtin.
Së katërti: udhëtimet jashtë, fjetjet, qejfet e argëtimet shkojnë miliona euro në vit. Ja shembulli: një ministre fle në Europë me 700 euro natën e të tjera.
Mund të radhitje edhe të tjerë fakte, po a nuk janë të bollshëm këta?
Si mendoni, sa të holla do duheshi në vit për t'u falur nxënësve të vendit tënd librat e dijes?
Kuptohet, shumë herë më pak nga të vjedhurat e të shpërdoruarat.
Atëherë, ç'ndodh me turpërimin?
Ndërsa nxënësit e Shqipërisë rrinē të turpëruar para bashkëmoshatarve të Europës, gjithë skorta e qeveritarëve, deputetëve, ministrave, kryebashkiakëve e stani i tyre janë të fëlliqur e turpëruar para gjithë vendeve të botës!
Krim... Të kesh një vend të tillë dhe ta turpërosh! Qofshin të turpëruarr e të dënuar në jetë dhe në rrathët e Ferrit ata vet që nga kreu deri tek bishti i karvanit të tyre të ndyrë!...
Comments