top of page
Search

ATAQET (SHPERTHIMET) E INATIT TEK FËMIJËT


Të quajtura ndryshe edhe si tantrume shpërthimet e inatit lajmerohen edhe tek fëmijët me zhvillim normal psikomotorikë dhe bëhen nga ata për të tërhequr vëmendjen e prindit.Munden me qenë sjellje negative por ndodh të jenë edhe pozitive.

Kur fëmiu është i pakënaqur,i zhgënjyer,i zemëruar,...Ai fillon të qajë,të godas me këmbë dhe duar personat përrreth,të gjuaj gjërat,bile ndalojnë dhe frymmarrjen.Kjo bën që prindërit të ndihen të zemëruar dhe të turpëruar në publik.

Duhet theksuar se këto janë edhe sjellje të zhvillimit normal të fëmijëve 1-4 vjeç derisa ata të fitojnë kontrollin mbi sjelljet e veta.

Prezenca e tyre është dukshëm më e theksuar tek fëmijët e lazdruar,prindërit e të cilëve mundohen që duke ua plotësuar çdo dëshirë t’a kompensojnë kohën që nuk janë afër tyre.Apo i llastojnë për arsye të tjera si:fëmijë hasreti,fëmijë i shumëpritur etj.

Disa nga arsyet e këtyre sjelljeve janë:fëmiu shqetësohet kur të tjerët nuk e kuptojnë,kur është i uritur,i lodhur,kur nuk mund të bëjë gjërat që do apo të tërheq vëmendjen e prindit.

Mënyra e parandalimit të ataqeve të inatit

1.Limitoni arsyeshëm ata,Mos prisni që ai të jetë ideal.

2.Krijoni një rutinë ditore.

3.Shmanguni nga aktivitetet që mund t’a frustrojnë fëmijën.

4.Shmanguni nga vendet ku ata duhet të qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë.

5.I kushtoni fëmijës vëmendjen e duhur dhe plotësojani nevojat fizike.

6.Sigurohu që ai të jetë mjaftueshëm i çlodhur.

7.Kur vëreni se ai mund të këtë shpërthim inati,mundohuni t’ia tërhiqni vëmendjen dikah tjetër.

8.Jepini atij shembuj të mirë sesi duhet të sillen për t’i plotësuar nevojat-tregoni atij që ju e kontrolloni vehten.

9.Shmanguni nga restrikcionet e ashpra dhe kërkesat e tepërta.

Prindërit ,mund t’a vërejnë fëmijën para se ai të vij deri te shpërthimi i inatit,duke manifestuar fëmiu paraprakisht :pakënaqësinë,nervozën,të qajturit...

Nëse një sulm i tillë veq ka filluar,prindërit mund të përdorin disa nga intervenimet si në vijim për t’a tejkaluar problemin:

1. Ofrojini atij diçka që i pëlqen për t’ia tërhequr vëmendjen ,ndonjë lodër,aktivitet,libër..., e ndonjëherë mjafton vetëm t’a përkëdhelni atë,në raste të tjera t’a mbani që të mos lëndohet.

2. Mundohuni të qëndroni të qetë.Nëse filloni të bërtisni apo zemëroheni kjo veqse i përkeqëson gjërat.Dhe mbani mend se sa më shumë t’i kushtoni vëmendje sjelljes së tillë të tij aq më shumë do i përsërisë ato.

3. Shpërthimet më të lehta të inatit kur fëmiu vetëm qanë,bërtet apo gjuan lodrat mund të injorohen në tërësi nga ju duke u marr me ndonjë aktivitet tjetër.

4. Ndërsa kurrë mos injoroni kur ai bën veprime të rrezikshme për vehten dhe rrethin.

5. Nëse gjatë atakut e vëreni se ju nuk mund të qëndroni i qetë,largohuni nga sytë e tij për disa minuta( por duke e pasur gjithmonë nën kujdes)derisa e qara të ndalojë.Pastaj,provoni që fëmiut t’ia zgjoni interesimin për diçka tjetër.

6. Mos e dënoni atë për shkak të shpërthimeve të inatit,sepse kjo mund të sjell deri tek ndalja e zemërimit të tij brenda vehtes dhe kjo nuk është aspak e mirë për shëndetin e tij.Reagoni qetë dhe me mirëkuptim.

7. Mos e shpërbleni atë pasi t’i kalojë shpërthimi i inatit,sepse kjo bën që ai të kuptojë se me sjellje të tillë i plotëson dëshirat e veta dhe kështu gjithmonë ua imponon vullnetin e tij juve.

8. Dhe nëse e vëreni se fëmiu juaj ka shpërthime të shpeshta dhe të rënda të inatit kjo është shenjë se ai ka probleme emocionale.

Nëse ai ndal frymën,lëndon vehten dhe sulmet e tilla vazhdojnë edhe pas moshës 4 vjeçare duhet gjithsesi t’a konsultoni psikiatrin e fëmijëve ku edhe do i merrni këshillat konkrete dhe të nevojshme për gjendjen e fëmiut.

Shpërthimet e inatit janë pjesë e zhvillimit normal të fëmiut dhe nuk janë të lehta të menaxhohen,dramatike dhe shumë shqetësuese për prindin ,por nëse keni durim dhe i qaseni me dashuri dhe mirkuptim fëmiut ,do të jenë suksesshëm fazë kaluese .

Suksese!



Dr.Rrezearta Sahiti

Psikiater për fëmijë dhe adoleshentë

Comentários


bottom of page