top of page
Search

Atdheu, e dua shumë edhe pse sillet keq


Disa poezi të shkëputura nga libri i shkrimtarit Pajtim Çaushi " Rrënimi i Parajsës ". Ky liber sjell per here te pare ne Letersine shqiptare minipoezine ( poezine e shkurter ). Autori me elegance tregon sesi rrenohet parajsa bashke me elementet e saj nje nga nje. Po ju gostisim me disa minipoezi, qe sikurse puhiza ne vere te sjell nje perjetim pozitiv leximi i tyre.

Poezi nga Pajtim Çaushi

O njeri, t'i ngjash ullirit!

Ai gënjen vëzhgimin e syrit

sa nuk dallon dot atin prej birit.

 

I vogël, i ngushtë si epruvetë

Atdheu ma shtrydh zemrën në skelet

Shpesh tështi,

kurrë s' më thotë: Shëndet!

E dua shumë edhe pse sillet keq

 

Ngrije zërin sa të duash

në një përrua, në një hon

veten ke për të dëgjuar

veshin tënd ai ta shpon

 

Qeni vërejti veten në pasqyrë me habi

dhe i lehu fytyrës së tij

njëqind qen të tjerë me egërsi

lehën se lehu ai



Comments


bottom of page