Nuk behet fjale per dashuri te sinqerte ndaj udheheqesit, por per nje forme shprese per nje te ardhme me te mire, e cila, ne mungese te alternatives dhe per shkak te varferise, mungeses se perspektives dhe propagandes perkatese, shfaqet ne forme te tifozllekut shpesh militant ndaj udheheqesit.
Edhe ndasite dhe dallimet e ndryshme provinciale, lokale, ideologjike, fetare… luajn rol te rendesishem.
Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb.
…
Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’ u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku në karrigen më të lartë të parlamentit, gjen edukatën më të ulët.
Ësht’ vendi ku po të shkosh e të zgjosh pa pritur kryetarët e shtatëdhjetë e ca partive, duan kohë të mbledhin mendjen që të të përgjigjen në cilin koalicon zgjedhor janë ato ditë!
Atdheu im është vendi ku vazhdojnë kërkimet për një medikament që t’u injektohet tërë banorëve, që ata të mos kujtojnë dot, se çfarë kanë thënë kryepolitikanët për njëri tjetrin.
Atdheu im, ku gjenden të gjitha barnat dhe medikamentet e botës me përjashtimin jo në spitalet shtetërorë… ku shërbimi shëndetësor i shtetit dëshmon përditë se sa i mrekullueshëm është ai i privatëve… Dhe ku ministrat e shëndetësisë dhe kolegët e tyre lenë të dy këta shërbime dhe kurohen jashtë shtetit!
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku të rrëmbesh një pronë, të zaptosh një truall e të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të pajisin me certifikate pronesie.
Atdheu im është i vetmi vend, ku nuk mund të maten temperatura nën hije, pasi tërë pyjet janë prerë!
Është vendi, ku shumë prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por drejtora dhe inspektora.
Është vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historise, në të cilët nazistët largohen nga Shqipëria herë më 28 dhe herë më 29 nëntor.
Është vendi, ku numri i turistëve vizitorë, është propaganda më banale dhe ky numër fryhet e fryhet edhe me pilotët e huaj dhe shoferët e autobuzëve që flenë atë natë në Shqipëri. Të kesh katër valixhe matanë trarit të kufirit dhe të shkosh t’i sjellësh një nga një, të numërojnë për katër turistë!
Është vendi, ku qëkurse shifrat e statistikaveve shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk është më vendi më i mirë në botë. Pra, tani që shifrat i shpall qeveria vetë, vendi më i mirë në botë është këtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!
Atdheu im është i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janë të fundit në kontinent, që përmbysin komunizmin; të fundit që antarësohen në NATO dhe në Bashkimin Europian, dhe ku qeveria prêt urime të përzemërta që edhe në Shqipëri, pas vitit Dymijedymbëdhjetë, edhe tek ne erdhi Dymijeshtatembedhjeta
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku kriminelët i kërkon populli dhe i fsheh policia!
Gezuar Atdhe!
Comments