Nga Neshat Hyka
Nqs do ti kerkonit falje nje nxenesi per nje gabim tuajin ndaj tij,cili do ishte gabimi juaj si mesues
(Shenim : Kini parasysh kontekstin historik te kesaj ngjarje qe ka ndodhur para me shume se 40 vjetesh)
Sapo kisha mbaruar shkollen e mesme pedagogjike, u emerova mesues filloreje per nje periudhe 6 mujore (stash mesuesie quhej atehere) ne nje shkolle, ku me caktuan klasen e dyte. Eksperienca ishte minimale, ishte vetem ajo qe kishim fituar nga praktika pedagogjike e shkolles se mesme dhe nga oret model me shkollen ushtrimore e lidhur me shkollen pedagogjike ne Fier. Ndersa eksperienca ishte shume e vogel pasioni dhe deshira per te pasur klasen time per te dhene mesim ishte shume e madhe. Ne shkolle kishte edhe ne klase tjeter te dyte, nje paralelel.
Deshira ime ishte qe te gjithe nxenesit e mi te ishin me te miret jo vetem ne mesime por edhe ne sjellje, klasa ime te ishte me e mire se klasa tjeter e dyte.
Ne klase nga 20 e ca nxenes kisha 3-4 qe nuk mesonin, nuk benin detyrat apo nuk perqendroheshin ne oren e mesimit.
Me vone nga praktika mesova se ne cdo klase gjithemone do te kete rreth 15-20 perqind e nxeneseve qe per arsye te ndryshme nuk arrijne qe te ecin me pjesen tjeter.
Nje nga keta 3- 4 nxenes , qe nuk bente detyrat, nuk perqendrohej ne klase, Thjeshte ai nuk kishte interes dhe motivim per shkollen.
Jashte ores se mesimit, ne pushimet midis oreve ishte i gezuar kenaqej qe luante me shoket, por edhe grindej me te tjeret ndonjehere.Ndaj duhej mbajtur ne mbikqyrje edhe gjate pushimeve.
Ankesa tek babai i nxenesit, terheqja e vemendjes apo ndihma nga afer nuk kishte dhene ndonje rezultat.
Pyeta mesuesin e klases se pare se cfare mund te beja per ta ndihmuar por ai me tha te njejtat gjera qe kisha vene re edhe une. Bile mesuesi me tha se as nga ndonje pellembe ( fizikisht nxenesi ishte i forte dhe me i zhvilluar se femijet e tjere) ai nuk pyeste.
Nje pellembe ( pa kaluar masen) aty ketu edhe u jepej nxeneseve me keto probleme.
Bile mesuesit ne ate kohe kishin edhe miratimin e shume prinderve.Prinderit ne ate kohe besonin shume tek mesuesit, besonin qe mesuesit nuk do ta kalonin masen e ndeshkimit.
Nje dite qe sigurisht edhe une nuk isha ne gjendje te mire gabova me kete nxenes.
Pasi e pyeta pse nuk i ke bere detyrat dhe ai nuk pergjigjej, e pyeta per se dyti, I thashe "nuk i kupton apo nuk do ti besh?"
Ai nuk pergjigjej, mua mu duk (dhe pikerisht ketu ishte gabimi) sikur nxenesi nuk po me perfillte, sikur po me injoronte, sikur po thoshte "vazhdo vazhdo, une as dua t'ja di se ti po me pyet".
Ne kete moment, i terhoqa veshin lehte, atij menjehere i rrodhen lote nga syte.
E pashe, u habita dhe me erdhi shume keq, u pendova por gabimi ishte bere.
Ja tregova historine nje mesuesi tjeter qe e kishte pasur nxenes. Me tha: "po me habit sepse ai nuk e ka problem nje pellembe".
Mua edhe me kishin terhequr veshin mesuesit kur isha nxenes por nuk e kisha problem te madh, me shume te digjte nje pellemebe se nje terheqje veshi.Po mendoja se mos disa njerzeve u dhemb terheqja e veshit me shume se te tjereve.
Pikerisht ketij nxenesi qe per veprimin qe bera, u pendova por nuk i kerkova falje.
Do te doja ti kerkoja falje sot.
athere u porkerkoja falje sot.
Comments