top of page
Search

Av.Migena Balla: Nuk mund t’i thuash fëmijës minoren dil nga klasa se do shaj pak fenë tuaj.

Updated: Oct 23, 2020

Një debat i fortë ka lindur dje ne emisionin "Open" ne Top-Channel te gazetares Eni Vasili. Fjala eshte për vrasjen e mësuesit në Francë Samuel Paty.

Fatkeqesisht, atij iu pre koka nga një 18-vjeçar prej Çeçenisë sepse u tregoi nxënësve në klasë karikaturën e publikuar në revisten franceze “Charlie Hebdo”. Por, edhe 18-vjecari u ekzekutua ne vend.

Ceshtja e karikaturave te profetit Muhamed eshte nje "bombe me sahat" qe minon dhe nxit perplasjen e civilizimeve. Shkaku: Bomba shpertheu nga provokimi i mesuesit dhe Pasoja: veprimet ekstremiste te marrjes se jetes qe kurrsesi nuk mund te quhen te fese islame.

Ne kohen kur sipas literatures islame, vete profeti ka thene se:

"Aty ku i shikoni fotografite e mia, shkelini me kembe dhe mos me adhuroni, pasi une jam thjesht nje njeri", francezet kane kohe qe provokojne fene e dyte me te madhe ne Toke ne menyre te perseritur.

Cfare mund te quhet ky veprim? A eshte i drejte provokimi i miliarda njerezve nga nje popull qe e quan veten qender te kultures boterore?

Si do ndihej nje indian nese per Lopen, qe ata e kane te shenjte ta tallnin dhe ta benin karikature dhe shperndanin ne rrjetet sociale?

Po nese figures se Budes do ti benim dicka te tille, si do reagonin kinezet?

Po nese Manhatma Gandi apo Nene Tereza do perdorej dhe keqperdorej cfare do ndodhte?

A duhet nje ligj per ceshtje te tilla, si ne rastin e shpifjes? Nese dikush do bente karikaturat e heroines Zhan Dark a do te zemeroheshin francezet? Si do reagonin ata?

A mund te quhet ky krim pa u hetuar, nga terroristet e fese islame? Kurrsesi, kur feja islame thote te kunderten e marrjes se jetes:

 


Pjese nga debati ne studio e paraqitur me poshte:

Migena Balla: Si i lind e drejta mësuesit për të flasë për fenë. Ai mësues gjeografie. Sigurisht që e dënoj atë që ka bërë ai djali.


Eni Vasili: Faleminderit që e theksuat. Nuk e dënuar aktin për 7 minuta. Se nuk e bëtë.


Migena Balla: Unë i përkas një besimi që nuk merret me vrasje.


Eni Vasili: Vrasja dënohet, jemi dakord?


Migena Balla: Po sigurisht. Unë do të isha shumë e kujdesshme. Aq më tepër me minorenë. Dëgjo zonja Eni, nuk është fare kujdesi të më nxjerrësh fëmijën nga ora e mësimit.


Mirela Kumbaro: Pse jo?


Migena Balla: Nuk është ora e besimit.


Mirela Kumbaro: Mua më kanë pyetur çfarë është Zoti, çfarë feje kemi ne? Nëse pyet nxënësi, pse mos të përgjigjet mësuesi.


Migena Balla: Unë e quaj pakujdesi që të nxirrni fëmijën mysliman nga klasa. Kjo është pakujdesi. Nuk mund t’i thuash dil nga klasa se do shaj pak fenë tuaj. Nëse do të doja të flisja për holokausin, të thoja nëse ka hebre të dalë?


Mirela Kumbaro: Po e banalizoni

Migena Balla: Jo, nuk po e banalizoj. Ka plot njerëz që vrasin në emër të fesë dhe nuk janë myslimanë fare. Janë edhe agjentë të CIA-s.


Mirela Kumbaro: Ej po qetësohu! Qetësohu!


Migena Balla: S’kam nevojë të më thoni ju qetësohu.

Comentários


bottom of page