top of page
Search

Balada per Doruntinen

Kenga e Dhoqines eshte nje varjant i kenges se degjuar te arberesheve t’Italise: Doruntina ose Garentina. Ne variantin e arberesheve Doruntina ka dymbedhjete vellezer.

Keta vriten ne lufte. Te Dhoqina nente vellezerit helmohen nga nje perbindesh. Po ne te gjitha variantet, ne fund vdesin nene e bije. Te “Bleta Shqiptare” e Thimi Mitkos kete legjende e kemi ne proze (Plaka me nente djemte) Po me kete motiv eshte bazuar edhe Kadare ne novelen mjaft te bukur "Kush e solli Doruntinen?"


Kenga e Dhoqines


Diten e Pashkes ne dreke

Sec u therr nje ka ne fshat

Vajta e mora nj’oke mish

Dhe e hodha ne kusi

Te mar nje kecu te zi


Me vrap dolla ne avlli

Te me cpiket nje stihi

Me vrap m’u hodh ne kusi

Me helmoi djemt e mi


Nente djem e nente nuse

Te nenta me djem ne duar

Nente djepe c’mi permbyse

Nente paje c’mi zhurite

Nente dyfeke c’mi shite!

Kostandin, te arthet gjeme

Martove Dhoqinen lark

Lark e lark merguar

Tre male kaptuar!


Diten e Pashkes se madhe

Dhhoqina na hidhej valle

Kostandini u ngrit nga varri

Rrasa iu be kale

Balta i u be shale

Vrap e vrap te Dhoqina


“Mire se erdhe, o im vella

ne ke ardhe per te mire

te vishem si gjeraqine;

ne ke ardhe per te keq

te vishem si kallogre”

“Jo, moter , sikunder je”

I hipi ne vithe kalit

Zoqte udhes, thoshin:

“Cili – viu, viu-viu,

Kush ia ben, ia ben vetiu,

Kini par’e s’kini pare!

Shkon nje zogeze bishtbardhe

I vdekuri me te gjalle

Vete gjen te der’ e kishes,

“Ike moj Dhoqine,

Se kam pune n’ajo dhime

Se aty e kam shtepine”

Vate gjer te dera

Cek-cek ne porte


“C’je ti qe kercet ne porte?

Mos je bushter, e murtaje?

A mos je zonja murtaje

Qe me hengre djemt e mi?”

“Hap, moj nene, derene,

Jam Dhoqin’ e veteme!”


Me cin’erdhe, moj Dhoqine

“Un’ arce, me Kostandine”

C’Kostandin, moj t’arthte gjema?

Kostandini i vdekure,

C’ben tre vjet pa treture?”

Nje ne prak e nje ne dere

Plasne si qelqe me vere.


Comments


bottom of page