Etyd Blu Ketu tek une s`ka qiell. Sa trishtim. Copezohem ne fryme te tingullt, ne fryme te ngurte. Atjetej s`eshte askush. Nje note sillet ne universin tim te paemer dhe nje qelize drite me pikon shpirtin mu ne mes te diteve te mia te zbehta. Sa trishtim.
Mesnate ne Enderr
Serisht vjen mesnate ne universin tim te pa emer,
serisht Ti
mbeshtjell trupin tim ngecur
brenda endrrave te tua.
Mesnate
ku vetem akrepat duartrokasin vargjet e mia.
Une mundohem te ngjitem lart,
te behem fryme e te takohemi neper yje.
Atje ne mesnate.
Zgjim Brenda Teje
Kam humbur.
Kam humbur trishtimeve te mia,
brenda nje fryme tjeter,
brenda nje nate tjeter.
Kam humbur duke ndjekur syte e tu,
silueten tende qe zhdukej ne mjegulla te padepertueshme.
E rikthehej mes letrash
e dehur neper vargje.
Mengjesi eshte zgjuar prane dritares sime
por une humb serisht
brenda nje drite qe deperton ne shpirt
dhe nuk po zgjohem dot.
Te Rikrijoj
Kujtome.
Edhe une do te vij me të.
Aty ka stuhi me arome trendafilash.
Kujtome.
Edhe une do te vij me te
teksa rete arratisen ne horizont.
Nuk me kujtohet mire,
hyre ti ne endrrat e mia apo une ne te tuat..
Vec zgjimi ishte aq i trishte
sa me force shtrengoja syte
te te rikrijoja ty prane vetes.
Balance mbi Trishtim Bota eshte e trishte. Rrembema edhe frymen e fundit nese do. Bota e trishte do te ngelet. Ne I perkasim te njejtit yll, te njejtit mendim, te njejtes frymemarrje, te njejtit univers te paemer. Eshte loti I te pathenave naive qe na terheq, qe vdesin nga droja e krenaria dhe behen te parendesishme. Vdesin muzgjeve udhetaret e pafat. Thithe flladin e ardhur nga botet prej boteve dhe buzeqesh Pikerisht ne nje sekond ti mbyte pagjumesine pa i lejuar akrepat te nderrojne sekonde dhe lejome te vij ne kujtesen tende se bota e trishte do te ngelet sidoqofte.
Comments