top of page
Search

BANORËT E SARANDËS PROTESTOJNË PËR PLAZHIN " ÇENTRALI"

nga Agron MEMA


Pikërisht, ashtu siç qe paralajmëruar, sot paradite në orën 10:00,banorët e qytetit të Sarandës, shumica autoktonë, kanë dalë në një protestë masive për të firmosur edhe një peticion drejtuar qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Banorët, pas kërkesës nga këshilltarët për trasparencë të projektit nga ana e bashkisë Sarandë, duket se kanë mbetur të pa qartë e të pa kënaqur dhe kanë ftuar qytetarët në protestë dhe për të firmosur peticionin.

Qytetarët e Sarandës janë mbledhur pikërisht tek plazhi I vjetër I quajtur " Plazhi I Çentralit". Jo pa qëllim janë mbledhur këtu, por për të mbrojtur, sipas tyre, masakrimin mjedisor të kësaj hapësirë ranore natyrale, nga më të bukurit jonian.


Sipas intelektualve në protestë, firma zbatuese nuk ka marrë mendimin qytetar, por I kanë firmosur në fshehtësi skutave dhe korridoreve të errëta të pushtetit. Kjo nuk do të lejohet me çdo mënyrë nga qytetarët,- kanë deklaruar protestuesit në mbrojtje nga shkatërrimi të plazhit të Çentralit.






Comments


bottom of page