top of page
Search

Basha-Kryemadhi, juve duhet të jepni dorëheqjen.

Nga Anxhela Qyshka

Demokratët dhe LSI dhe gjithë opozita, mbeten pa pushtet lokal dhe pa deputetë. I falën pushtetin Ramës dhe dështuan për të ngritur popullin. Ky veprim e ka një emër:

Lulzim dhe Monika. Në kushtet për reformën zgjedhore, opozita duket se ka harruar votimet njëpartiake lokale. I ka njohur Basha vallë këto votime? Po Monika i ka njohur?

A duhet të ketë përgjegjësi para elektoratit opozitar? A nuk duhet të japin dorëheqjen dhe lënë rrugë reformimit të opozitës? Mendoj se ka ardhur koha që dyshja Basha-Kryamadhi, të japin dorëheqjen. Juve keni dështuar dhe nuk duam tju shikojmë më në krye të popullit opozitar. Merrni valixhet dhe udhë të mbarë sepse politika juaj dështoi. Boll më me gënjeshtra, juve e keni shitur kauzën e opozitës dhe keni dështuar në veprimet politike. Juve duhet të jepni dorëheqjen.

Comments


bottom of page