top of page
Search

BASHKIA E DELVINËS GJEN ZGJIDHJEN E KOLAPSIT FINANCIAR: “EMËRON N/ KRYETAR FILIP XUXIN”.

Nga Agron MEMA

Bashkia e Delvinës aktualisht ndodhet në një kolaps financiar.

Administrata ka tre muaj që nuk merr pagat mujore.

Nisur nga situata e krijuar, aspak e këndshme, bashkia ka marrë si masë të parë emërimin e zotit Filip Xuxi si n/ kryetar të kësaj njësie vendore problematike me financat.


Zoti Filip Xuxi deri ditën e sotme , prej një viti mban detyrën e drejtorit të Filialit të Postës Shqiptare në Sarandë. Prej një viti që drejton këtë filial, në infrastrukturën e objekteve të postës , në qytet dhe zona, janë kryer investime të shumta në përmirësimin e infrstrukturës dhe shërbimit. Gjithashtu u rritën me 20% të ardhurat financiare nga shërbimet postare. Z. Xuxi vjen nga bota e biznesit si biznsmen i fuqishëm dhe i sukseshëm si brenda dhe jashtë vendit.

Kryebashkiakja Majlinda Qilimi tha në fjalën e saj të prezantimit të n/ kryetarit se kemi zgjedhur njeriun e duhur , në kohën e duhur, madje në kohën e domosdshme për të moniturauar dhe menaxhuar të ardhurat nga sektori publik.



Gjithashtu ajo ka shprehur falenderimin e saj dhe atë institucional për pranimin e ftesës së saj si n. Kryetar bashkie duke lënur detyrën e drejtorit të filialit të pstës shqiptare të Sarandës. Vet zoti Xuxi është angazhuar për të mos kursyer energjitë e tij në përmirësimin e situatës ekonomike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike. Emrimi i zotit Xuxi vjen si një përvojë në menaxhimin e të ardhurave dhe mirëadministrimin e tyre. Vet fakti i zhvilimit të një ceremonie la kuptueshmërinë e një zgjidhjeje emergjente nga ana e bashkisë për daljen nga vështirësitë në të cilën ndodhet aktualisht.




Comments


bottom of page