Nga Agron MEMA
Dita e parë e Vitit të Ri Shkollor ka përherë emocionet e veçanta të saj. Përjetohen dhe përcillen edhe si përvojë , edhe si traditë, edhe si mënyrë simulimi për kujdesin ndaj mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Por shpesh ka edhe emocione të trishta, sentimentale. Pavarsisht se të bukura , por të bëjnë të lotosh.
Kështu ka ndodhur edhe këtë vit shkolor në shkollën e fshatit Shalës “ Rait Bajo” të bashkisë së Konispolit ku mësojnë 125 nxënës nga të gjitha fshtarta përreth.
Drejtori i kësaj shkolle, i nderuari Behar Maze, pas 40 vitesh mësues dhe i dekoruar dy herë me urdhërin “Naim Frashëri” doli në pension duke ja dorëzuar detyrën zonjës së nderuar Minushe Haxhiu, një mësuese me përvojë.
Behar Maze ditën e vitit shkollor dorëzoi detyrën dhe ju drejtua zarave të sigurimeve shoqërore.
Ka qenë një ceremoni emocionuese dhe e veçantë. Behari i kushtoi rëndësi në punën e tij psikologjisë në mësimdhënie dhe duke u bazuar në faktorët që ndikojnë në këtë zonë rurale. Krijoi një përvojë për mësimdhënien dhe të mësuarit si dhe një familjarizim prindëror me arsimin duke sjellur një eksperiencë të re në ndërveprimin me nxënësin.
I urojmë vite të shumta në ditët e pensionit.
Comments