top of page
Search

Betonimi në kohë me shi – nga Tanush Çaushi


Ndërtimi përballet me kryerjen e punës dhe të betonimit në kushte të caktuara klimaterike. Pamvarësisht se koha bën punën e vetë me ligjet e saj që ja ka caktuar Zoti, puna nuk duhet të ndikohet nga këto kushte aq sa është e pranuar teknikisht deri në atë nivel.

Inxhinieri i ndërtimit duhet të jetë në gjendje të marrë masat e duhura për të gjitha kushtet klimaterike. Cilësia e betonit lidhet drejtpërdrejt me rezistencen e tij, e cila varet nga raporti i ujit / çimentos.

Punueshmeria është parametri i betonit, i cili përcakton homogjenitetin në kuptimin e cilësisë se tij. Gjate betonimit ne kohe me shi, uji i shiut rrit permbajtjen e ujit në përzierjen e betonit në kohën e përzierjes, transportimit, derdhjes, kompaktimit dhe ne ate te përfundimit.

Nëse intensiteti i reshjeve është i lartë, shtresa e sipërme e betonit mund të shfaqe probleme.

Pasi betoni të ketë arritur 10 ore nga koha e derdhjes se tij, uji i shiut ka efekt pozitiv ne kurimin e betonit.Këtu janë disa pika për tu mbajtur mend kur derdhni beton në sezonin me shi:

Përmbajtja e ujit

Raporti i ujit-çimentos përmirëson punueshmerine e betonit, në fund të fundit klasa e betonit varet nga ky raport. Një rritje mesatarisht prej 0,1 e raportit të ujit / çimento zvogëlon rezistencen e planifikuar me 5%. Prandaj, kjo eshte arsyeja qe uji i tepërt, në çdo rast, duhet të shmanget. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të derdhim betonin në sezonin e shirave.

Shtesat / aditivet

Përdorimi i shtesave kristalore hidrofile gjatë derdhjes së betonit siguron rezistencën e betonit ndaj infiltrimit të ujit nën presionin hidrostatik.

Përzierja krijon reaksion kimik me ujin dhe grimcat e çimentos për të formuar keshtu kristale silikate kalciumi që bllokojnë si poret ashtu edhe mikroplasaritjet në beton, duke parandaluar depertimin e ujit.

Ne impiante te prodhimit

• Në impiantet e prodhimit duhet të merren masa për të mbrojtur agregatet që të mos ekspozohen nga shiu. Për këtë arsye zona e depozitimit të agregateve dhe depozituesit e agregatëve të impiantit duhet të jenë të mbuluara gjatë gjithë kohës për t’i mbajtur të thata agregatet.

• Konsistenca e betonit të freskët duhet të zvogëlohet në impiantin e prodhimit në mënyrë që të zvogëlohet raporti w / c.

Masat praktike mbrojtjes në terren

- Para çdo betonimi, shikoni parashikimin e motit, në mënyrë që të dini kohën e fillimit të shiut dhe intensitetin e shiut dhe ne varesi te ketyre te dhenave te percaktoni masat qe duhet te merrni.

- Nëse parashikimi i motit tregon qe do kete shi të madh nuk do të fillojë derdhja e betonit

- Të gjitha pajisjet e kërkuara për të mbrojtur betonin nga shiu duhet të jenë në vend sic jane: Fletë plastike për mbulim, gjenerator për furnizimin me energji elektrike, shufra çeliku mbështetës ose skela, sistem ndriçimi per vinçin.

Duhet të merren masat per drenazhimin e ujit me qëllim që të mbahet rrjedhja e ujit larg vendit të betonimit.

Betonimet masive sic jane per pllakat e themelit, nuk rekomandohet të hidhen në kohë intensitet te madh shiu.

Nëse shiu do të fillojë fill pasi sipërfaqja eshte betonuar, ajo duhet të mbulohet plotësisht me fletë plastike.

Nëse gjatë hedhjes së betonit do të vërehet rritje e intensitetit të shiut,atehere pjesa e betonuar do të mbulohet dhe në pjesen më të ulët do të krijohet nje grope qe do te sherbeje si pusete drenazhimi. Aty do te vendosim edhe pompat thithese të ujit per te larguar ujin nga betoni.

Në rast se shiu do të fillojë gjatë derdhjes se betonit, konsistenca e betonit të freskët duhet të ndryshojë që ne impiantin e prodhimit në mënyrë që të zvogëlohet raporti w/ç sa më shumë që të jetë e mundur




Kommentit


bottom of page