top of page
Search

Bisedë e shkurtër me poeten nga Prizreni Rabije Bytyqi!


Cili është kuptimi i thënies:”Të tërheq poezia”?


Rabije B:

Unë e dua punën, por më shumë e dua frymëzimin!Rrugëtimi im është i hershëm, përplot ngjyrime për jetën, për artin, për poezinë si koncept letrar!

Që në shkollë fillore, thjesht kam dashur gjithmonë të lexoj, të lexoj dhe të mëtoj ta kuptoj poezinë!

Unë mendoj se është tingulli i gjuhës, është një ndjenjë e veçantë nga të gjitha ndjenjat tjera;ajo të tërheq, në raste të caktuara të tërheq tërësisht!

Poezia të fut në holli, të orienton, të jep sens, të jep stil jete, të jep kuptim më të shëndoshë për natyrën, për Perendinë!

Shumë njerëz flasin për poezinë, por unë poezinë e shoh si impuls, si veprim për të bërë diçka, për të artikuluar ndjenjën brenda thellësisë së kuptimit jetë, natyrë, veprim dhe struktur!

Me pak fjalë, përherë pretendoj të sjellë diç të veçantë, diçka pak më ndryshe, më shkurtë dhe më konceptuale si formë poetike!

Rabije Bytyqi

Commentaires


bottom of page