Nga Nashi Brooker
Me flokë të gjata si të një profesori, i mbushur, me sy vezullues, i mprehte si brisk i papërdorur. Tema të ndjeshme në tavolinë. E paramendoje, ndjeje, mendimet e tij, të papërkulura deri në fund. Disa nga ne nuk frikësohen nga askush as nga vetmia as nga shoqëria. Përse të frigohesh? Liria është e cunguar nga cdo sistem. Vetëm tani Maksi është i lirë nga cdo presion, ankth, zhgënjim, pasiguri, pabesi, filluar nga ata/ato që duhet ta mbronin, dhe ata/ato që donin ta përsekutonin në të shkuarën dhe deri dje, ndoshta dhe sot.
Një argument që Maks Velo i qëndroj deri në fund: "Shqipëria vuante nga terri i inlfluencës otomane"
- Shumë mirë i thashë ke një farë të drejte.
E pyes, “nuk mendon se provinca jonë bashkë më ballkanin shkon pak më larg?”
Për shembull, Ballkani sidomos ai perëndimori, nuk pati influencën e renesancës europiane. Mund të thuash se kjo influencë u pa në Stamboll por më shumë për përforcime ushtarake dhe Sulltanëve.
Maksi tha, “ke të drejtë por prapë….”.
Ok, i thashë, por, mos të harrojme se Ballkani perëndimor, më vonë i mungoi influenca te lëvizjes më të madhe në Europë, gjatë shekullit 18 dhe 19-të, asaj të sfidimeve të fesë, nga mendimet filozofike, zbulimet dhe teoritë shkencore, industrializimi si edhe letërsia e asaj kohe. Kjo i kushtoj shumë kësaj province kur e konsideron qe kufijtë e tyre ishin me Venecian, dhe përballë shqiperisë ishte italia ku arti i cdo forme lulëzonte ashtu si dhe arkitektura”.
Maksi: “Ke të drejtë, por, sot cfarë e pengon shtetin shqiptar të mos shikojë dhe të lejojë ndërtesa të cilat të jenë ne harmoni me ambientin, a nuk është kjo si pasojë e injorancës së trashëguar?” dhe vazhdoi me argumenta.
Unë: “E ke vënë re se ne si ballkanas dhe vecanërisht si shqiptarë na mungojnë shumë fjalë në fjalor si për shembull, charite’ ose charity, nuk kemi fjalë tonën, fjala “mirësi” nuk është e njëjtë me charite’?” Vazhdova biseden “Nuk mendon se keto hallka të zhvillimit të gjuhës demonstrojnë atë që ne nuk patëma fatin të përjetojmë këto epoka të cilat lanë gjurmët më të mëdha në Europë si në art, letërsi, shkencë, zhvillimet sociale dhe ato politike?”.
Maksi: “Po cfarë na mungon ne sot të jemi të mirë, kujdesemi për tjetrin, vlerësojme kontributin e cdonjërit dhe mos ta shfrytëzojmë atë?”. Shembujt e sjella ishin rreth Maksit dhe kundër Maksit me evidencë.
Pas disa minutash pasi piu çajin e sherebelit tek Sophia, ju kthye prapë influencës së “keqe” otomane. Nuk ishte gabim, por, cdo tezë që hidhej, kundërshtohet, ose diskutohej për këtë epoke, dhe me të drejtë. Gjetja e fajtorëve dhe denoncimi publik i tyre, i thashë, më kujton, shembujt e shoqërive akuzuese, të cilat ndëshkimi është kurimi, dhe qeshëm.
Unë: “Më trego Maks cfarë ndryshimesh do të kishte sjellë një vend tjetër me fe kristiane në këtë vend, kur, Popa i Romës, në shekullin e 15-t punësonte arkitektet më të mirë, matematikanët, artistët të dekoronin Romën, dhe në të njëjtën kohë, persekutonin kur dikush guxonte ti kundërvihej mendimeve të propoganduara pa argumenta bindës prej tyre?”.
Maksi, ishte kripa e bisedës. Zëri i tij nuk ishte kumbues por fjalët tunduese, shokuese, provokuese, të magjishme, por edhe të frikshme. Maks Velo njihte kufirin e tij, dhe toleronte vec të mesonte. Pasuria e tij artistike është renesanca europiane për popullin shqiptar.
Shtëpia e tij e vogël duhet të kthehet tashmë ose një dite në vend turistik me artin e tij që prezanton Maksin.
Fjalë kyçe
#albanian renesanca
#henry moore
#Picasso #influenca otomane #enlightment #charite'
Comments