top of page
Search

"Bisedë me Vitet", libri i ri i Poetit Eduart Veli

Nga Pajtim Çaushi


Sapo ka dalë në qarkullim libri i dytë poetik i poetit Eduart Veli. Është një vëllim i kompletuar si për nga tematika, shtrirja gjeografike, shumësia e unëve lirikë, ashtu edhe nivelit artistik dhe kënaqësisë estetike që të përcjell.

Njëheraz, poezive të librit u paraprinë një parathënie eseistike e redaktorit e korrektorit ku shprehen mendime racionale për cilësinë e vargjeve të vëllimit.


Ndryshe nga vëllimi i parë PLANET DASHURIE, në ketë botim autori përdor edhe një risi bashkëkohëse të formës në funksion të përmbajtjes. Heqja dorë në shumicën e poezive prej ndarjeve strofike tradicionale duket sikur i cliron krijimet nga prangat e skemës së vjetër dhe u jep më shumë frymarrje e lirshmëri. Vijëmësia e vargjeve i shkon për shtat vijëmësisë së mendimeve të pacesuruara që ngjiten lirshën që nga nënvetëdija në katin plot dritë të vetëdijes. Kjo mënyrë e re e formës përdorur prej poetit i jep poezisë së tij lirshmëri ndjesie dhe mendimi. Muzikaliteti është një tjetër dukuri e dallueshme në poezitë e librit të dytë të Eduartit. Vec të tjerash, për këtë autori ka përdorur me suksese figurat stilistike tingullore të cilat i bëjnë krijimet të rrjedhin e të gurgullojnë herë si ujëra të qeta e herë si rungaja të shpejta.

Libri BISEDË ME VITET lexohet me kënaqësi sepse të përcjell emocione pozitive për njerëzit dhe jetën.

Urimi Edi për këto poezi të bukura që na dhurove me këtë botim të ri!...

 


KUR JAM ME TY

Kur jam me ty, kanatat e portës hapen vetë,

kur jam me ty ka vetëm diell se qiellit i ikin retë,

kur jam me ty, pragu i portës më thotë këto fjalë:

- Me ty unë s'i ndiej vitet

dhe vetja më duket djalë!...

Kur jam me ty dhe gurët duket sikur gëzojnë,

kur jam me ty dhe lisat më njohin, më flasin,

kur jam me ty, fushat ku u deshëm urojnë:

- Na u kthye biri ynë! -

në kor gjigand thërrasin.

Kur jam me ty, edhe pragu më përqafon,

kur jam me ty, me mall më flet streha e rrëzuar,

kur jam me ty ,bukuria parajsore na qarkon,

kur jam me ty,

poezia rrëfen sa jemi të dashuruar.

Kur s'të kam pranë,

bota duket e vogël, pa kuptim,

sepse ti je vetë bota,

je gjithcka per mua...

Ju kam mbyllur me celës brenda në shpirtin tim,

ndaj kur jam me ty,

të përsëris parreshtur fjalën

"Të dua!..."








MË MJAFTON VETËM TI

Le te mburret kushdo se ka aq e kaq miliona,

le të cirret e të fryhet

se në det pasurie jeton,

le të jem i varfër, s'më hyn në sy pasuria,

mua më lumturon vetëm ti, vetëm dashuria.

Le t'i frynë faqet,

le të krekosen me diamante e flori,

le të mbajnë konferenca shtypi për kaq e aq pasuri...

Në shpirt e zemër kanë vitë që kanë mbaruar,

ndërsa mua më mjafton ti

dhe zemra jote e dashuruar...

Le të shetisin me jahte luksoze e femra robina,

le të pinë pije të shtrenjta,

të udhëtojnë në të shtrenjta makina...

Unë me ty dua të shetis, të të shoh cdo cast në sy,

s'më duhet jeta mondane,

mua më mjafton vetëm ti!...


Comments


bottom of page